Isa Mustafa: Duke e mospërkrahur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani nuk e ka respektuar LDK-në

Mustafa: Duke e mospërkrahur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani nuk e ka respektuar LDK-në

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani, duke mospërkrahur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, nuk e ka respektuar partinë e saj. “Vetë fakti që ajo ka dalë kundër mocionit të mosbesimit, për të cilin ka qenë shumica dërrmuese në LDK dhe ka dalë kundër formimit të Qeverisë së LDK-së në krye me njeriun e LDK-së, është mosrespekt ndaj LDK-së dhe organizatës së vet. Prandaj, s’është vota që të jep fuqi që të mos ta respektosh partinë tënde. Por është vota që ta çosh përpara partinë tënde duke e respektuar”, ka thënë Mustafa. Për mundësinë e përfshirjes së Vjosa Osmanit në listën zgjedhore, ai u shpreh se do të diskutohen në momentin që të bëhet lista, meqë siç tha ai “sot s’merren fare me zonjën Osmani”.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …