Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj kërkon njohjen dhe anëtarësimin e Republikës së Kosovës në OKB

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj kërkon njohjen dhe anëtarësimin e Republikës së Kosovës në OKB

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, në mbledhjen e organizuar nga Presidenca Estoneze e Këshillit të Sigurimit, për 75-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, ka kërkuar nga shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të njohin Kosovën shtet të pavarur. Përmes videokonferencës, ai ka deklaruar se Shqipëria kërkon anëtarësimin e Kosovës me të drejta të plota në OKB. “Ajo ka demonstruar një kapacitet të jashtëzakonshëm për të gjeneruar demokraci të qëndrueshme, për të mbrojtur të drejtat e minoriteteve si dhe ajo dallohet në rajon e më tej në vullnet për t’iu përmbajtur vlerave më të mira ndërkombëtare”, ka thekuar pos tjerash Cakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …