leoni

Isa Mustafa i reagon ashpër kryetarit të ri të LDK-së, Lumir Abdixhikut, e kundërshton shkarkimin e Agim Veliut

Isa Mustafa i reagon ashpër kryetarit të ri të LDK-së, Lumir Abdixhikut, e kundërshton shkarkimin e Agim Veliut

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbrëmë ka vendosur që kryetar i Degës së LDK-së, e po ashtu edhe kandidat për kryetar të Komunës së Besianës të jetë, Ekrem Hyseni. Por me vendosjen e Hysenit në pozitën e kryetarit të degës së LDK-së, Agim Veliu nuk do të jetë më kryetar i kësaj dege. Për këtë vendim të Lidhjes Demokratike të Kosovës,  ka folur ish- kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Ai ka thënë se nuk e ka të qartë atë që ka ndodhur mbrëmë. Madje ka shtuar se kjo nuk i bën aspak mirë LDK-së, dhe është një komplikim i situatës. Mustafa, është pyetur edhe për kandidatët për kryetar të komunave që janë zyrtarizuar në mbrëmjen e djeshme nga kjo parti, por nuk ka dhënë përgjigje. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas mbledhjes së Kryesisë, ka deklaruar se Agim Veliu nuk është shkarkuar nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Besianë, por se është vetëm kalim i kompetencave. Sipas tij, kryetari i deritanishëm i kësaj dege, Agim Veliu nuk ka shprehur interesim për të rikandiduar. Kurse Agim Veliu, vendimin e LDK-së e ka quajtur ilegal, duke thënë se marrëveshja është bërë pa pëlqimin e tij. Ai është shprehur se në asnjë rrethanë nuk do të pajtohet me një vendim të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …