Isa Mustafa: Kushtetuesja e mori një rol që nuk i takon kur shpalli zgjedhjet, por ne do ta respektojmë vendimin

Mustafa: Thirrja e seancës nuk është çështje e vullnetit personal të kryekuvendares por është vullnet i deputetëve

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkon nga të gjitha partitë politike që ta zbatojnë dhe pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se vendimi i Kushtetueses duhet të respektohet. “Vendimi duhet të zbatohet dhe të përkrahet sepse është në interes të të gjithëve. Ky vendim do të zbatohet nga të gjithë sepse nuk ka interes asnjë parti që mos ta respektojë vendimin e Kushtetueses. Duhet ta respektojmë Kushtetuesen. Unë konsideroj se thirrja e seancës nuk është çështje e vullnetit personal i kryetares së Kuvendit, por është vullnet i deputetëve. Nuk ka askush të drejtë të pengojë kuvendin e Kosovës ta bëjë punën e vet”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …