Isa Mustafa, thotë se njëherë nuk do të ketë takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Isa Mustafa thotë se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për të qenë edhe për një mandat në krye të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij ka bashkëpunim të mirë më Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, por se bashkëpunimi në këtë fazë është kufizuar vetëm në të bërit opozitë. Ai ka bërë të ditur se si subjekt politik janë të hapur për bashkëpunim edhe me partitë tjera, përjashtuar Partinë Demokratike të Kosovës. Duke folur për procesin zgjedhor brenda LDK-së, Mustafa ka thënë se po shkon mirë, ndërsa ka treguar se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë edhe për një mandat në krye të partisë. Duke folur për polemikat ndërmjet deputetes Vjosa Osmani dhe nënkryetarit Lutfi Haziri për garën brenda LDK-së, Mustafa tha se kjo çështje janë tejkaluar dhe të gjithë po angazhohen për një proces të mirë zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …