Isa Mustafa: Duke e mospërkrahur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani nuk e ka respektuar LDK-në

Isa Mustafa thotë se LDK-ja nuk ia jep asnjë partneri të mundshëm koalicioni postin e kryeministrit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka vlerësuar se të gjitha partitë kryesore të vendit duhet të garojnë të vetme në zgjedhjet e parakohshme, që pritet të mbahen këtë vjeshtë. Mustafa ka thënë se pret që LDK-ja dhe disa parti të tjera – me të cilat ajo mund të bashkëpunojë – të bëjnë “një marrëveshje xhentlëmene” për zgjedhjet. Ai ka thënë se ka folur me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një koalicion parazgjedhor por që nuk janë dakorduar. Mustafa ka theksuar se LDK-ja nuk do t’ia linte asnjë partneri të mundshëm koalicioni postin e kryeministrit.  Kreu i LDK-së ka thënë se partia e tij është më e madhja në vend, dhe i takon ky post.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …