Isa Xhemajlaj

Isa Xhemajlaj: Kandidatët për kryetarin e komunës mund të blihen, pro jo vota e qytetarit

Kandidati i Nismës për kryetar të komunës  së Drenasit, Isa Xhemajlaj, pas njoftimit se kandidatët: Naim Bazaj edhe Rrahim Elshani iu kanë bashkuar PDK-së ka shkruar se kandidatët mund të blihen, pro jo vota e qytetarit. Xhemajli ka sqaruar se dje dhe sot ndodhi një shit-blerje e kandidatëve, të cilët u tërhoqën nga gara për kryetar të Komunës.“Këto shit-blerje i bëri Kadri Veseli dhe grupi i tij. Kadri Veseli e ka obligim ndaj qytetarëve të Drenasit, t’u tregojë qytetarëve të Drenasit se sa i kushtoi blerja e kandidatëve. Unë i them atij, se ai mund t’i blejë dy, tre, ndoshta edhe pesë njerëz në Drenas, por nuk mund t’i blejë të gjithë qytetarët e Drenasit”, tha Xhemajli. Veseli nuk mund të blejë e të shes çfarë të dojë në Drenas, sikur të ishte i tij, sepse qytetarët e Drenasit e dinë tanimë se kush janë këta njerëz, transmeton KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …