Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Michael Polt, thotë se Kosova ka të drejtë të kërkojë trajtim reciprok me Serbinë

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Michael Polt, thotë se Kosova ka të drejtë të kërkojë trajtim reciprok me Serbinë

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Michael Polt, ka thënë se Kosova ka të drejtë të kërkojë trajtim reciprok tregtar me Serbinë. Polt, duke e shpërndarë një artikull të “The New York Times” me titull “SHBA-ja kundërshton ‘barrierat e reja’ ndaj mallrave serbe”, ka kritikuar presionin që Amerika po i bën Kosovës në këtë rast. “Nuk ka asnjë arsye që Kosova të mos kërkojë trajtim reciprok tregtar me Serbinë. Presioni i SHBA-së ndaj Kosovës në këtë rast është i gabuar”, ka thënë diplomati Polt, i cili ka qenë ambasador edhe i konfederatës Serbi-Mali i Zi. Qeveria e Kosovës, në një vendim të ditës së mërkure, tha se taksa 100% ndaj mallrave serbe do të hiqet, por do të nis së zbatuari parimi i reciprocitetit me shtetin serb. Ndaj këtij vendimi, ka reaguar Administrata e Trumpit, përmes ambasadës së saj në Kosovë, duke e kundërshtuar vendimin si të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …