KEK
Fillimi / Opinione / Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka reaguar kundër “pendimit” të kriminelit serb, Shainoviq
Lahi Brahimaj

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka reaguar kundër “pendimit” të kriminelit serb, Shainoviq

Aleksander Vuqiq, aktualisht president i Serbisë kurse gjatë luftës së fundit në Kosovë Ministër i informimit në RSFJ-në e udhëhequr nga Millosheviq, para një viti tha se populli i Serbisë duhet të jetë i gatshëm për lajme të tmerrshme rreth gjërave që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë, siç ishte rasti “Panda”, rast ky që në atë kohë i m’vishej UÇK-së, por ai tha se ishte kryer me paramendim nga forcat serbe. Kjo shpërfaqë hipokrizinë e skajshme të Vuçiqit dhe tendencën e tij për të mobilizuar përkrahjen ndërkombëtare mbi gjakun e të vrarëve.

Ivica Daçiq, aktualisht kryeparlamentar i Serbisë, gjatë luftës në strukturat e Millosheviqit, me një studio televizive në Beograd, se çka do të bëjmë NE kur çdo ditë po dalin serbët dhe po tregojnë për vendodhjen e varrezave masive nëpër Serbi me kufomat e viktimave shqiptare të luftës në Kosovë. Kjo vijë millosheviqiane tenton që t’i heshtë ata që tregojnë për masakrat. Dragolub Ojdaniq, komandant i forcave të armatosura të RFJ-së deri në vitin 1998 i zëvendësuar nga Gjeneral i APJ-së Nebojsha Pakovië, pastaj 1998/2000 Ministër i Mbrojtjes, u dënua në Haag për krime lufte në Kosovë, në shkallën e dytë e pranoi fajësinë dhe pati kërkuar falje për krimet në Kosovë.

Nebojsha Pavkoviq, komandant i APJ-së nga viti 1998/2000, i dënuar për krime lufte në Kosovë nga tribunali i Haages, në RTK, emisionin Udhve, qarkullojnë disa dokumente të APJ-së me mbishkrimin ‘top sekret’, ku urdhërohet arhiva e APJ-së t’i tërheqë disa dokumente dhe t’i asgjësojë. Nikolla Shainoviq, zëvendës Kryeministër i RSfJ-së, i ngarkuar nga Millosheviq për Kosovën, pjesë e shtabit të luftës, i dënuar për krime lufte në Kosovë nga tribunali i Haages (pasi ka kryer 2/3 e denimit) tani i lirë në Serbi, në studiot televizive nacionale serbe deklaron (shiko gazetën Express) “Unë në Hagë, para trupit gjykues jam deklaruar se nuk jam fajtor. Unë kështu jam deklaruar në raport me aktakuzën.

Por, arsyeja pse unë them se pse nuk mund të fle i qetë është se mendoj që secili që ka marrë pjesë në ngjarje kaq dramatike, në një krizë të tej zgjatur, në ngjarje të tilla lufte ku janë vrarë kaq shumë njerëz, nuk mund të thotë se unë këtu nuk kam asnjë përgjegjësi sepse ne kemi qenë një shtet i organizuar”, ka thënë ai. Shainoviq në një televizon të Beogradit kishte shtuar se serbët s’kanë guxuar t’i bëjnë ato krime: “Kur për një moment i lëmë të gjitha palët pjesëmarrëse anash, krimet që i kanë bërë qytetarët tanë, nuk kanë guxuar t’i bëjnë. Ata që kanë dashur ta mbrojnë vendin e tyre e kanë pasur përballë UÇK-në aty është dashur ta tregojnë forcën e tyre dhe atdhedashurinë, e jo kundër civilëve dhe kjo është arsyeja që unë e bart mbi vete atë barrë” Këto deklarata dhe pranimi i fajësisë së udhëheqësve serb, dallojnë përmbajtësisht nga qëndrimi ynë. Ne shkuam duke besuar në drejtësi dhe e njejta triumfoi. Fatkeqësisht, këto dallime nganjëherë ndërkombëtarët nuk po i shohin. Nuk ka drejtësi të balansuar por vetëm drejtësi në formën e pastër të saj. Dihet kush ka qenë agresori dhe kush mbrojtësi.

 

Kontrolloni gjithashtu

RLK

RKL: Mazohizmi i disa mendjeve të degraduara duhet të marrë fund për të mirën e përgjithshme, për interesin e kombit

Lufta, jo vetëm virtuale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka filluar qysh me lindjen e ...