Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi është intervistuar sot nga prokurorët e Gjykatës Speciale

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi është intervistuar sot nga prokurorët e Gjykatës Speciale

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi është intervistuar sot nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar avokati mbrojtës i Selimit, Tomë Gashi. “Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi i ftuar nga Gjykata Speciale sot ka dhanë deklaratën e tij në Prishtinë. Sot më 06.02.2019 ne avokatët e tij, Tomë Gashi dhe Gregor Guy Smith, ju ftojmë në konferencë për medie në orën 14:00, në zyrën tonë në Prishtinë, sheshi ‘Nënë Tereza’, Rr. Rexhep Luci 1/1 ( mbi Kino Abc), që të ju njoftojmë lidhur me këtë çështje”, ka shkruar Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …