Abrashi

Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se Prishtina ka mbetur pa zot shtëpie

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka vlerësuar se Prishtina ka mbetur pa zot shtëpie. Ai ka thënë për “Zërin” se në kryeqytet ka pasur një menaxhim të keq të parasë publike. Sipas tij, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk ka pasur interes që të merret me kryeqytetin. “Në bazë të të dhënave nga raporti financiar dhe të punëve që kanë mbetur nga raporti i fundit financiar, i cili ka qenë ai i tetorit, janë 22 milionë euro deri në 25 milionë euro të pashpenzuara nga Komuna e Prishtinës. Po flasim për buxhet, i cili ka qenë në kuadër të buxhetit të Prishtinës. Me 22 milionë euro flitet për shkolla, për çerdhe, për rrugë të reja, për hapësira gjelbëruese, për hapësira sportive, të cilat nuk janë bërë shkaku i një menaxhimi të keq të parasë publike dhe të një mosinteresimi total të kryetarit të Komunës që të merret me Prishtinën, sepse tani ka gjetur një detyre të re, e cila është Brukseli dhe me atë po e maskon mospunën në Prishtinë”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …