Brickos

Nënshkruhet kontrata komerciale për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit

Nënshkruhet kontrata për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit

“Nënshkrimi i kontratës komerciale për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit, është një ditë feste për Kosovën. Nga sot po shënojmë fillimin e aftësimit të rrjetit hekurudhor funksional kualitativ, i cili do të përmbyllet në tërësi në pranverën e vitit 2021”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka thënë se Kosova paraqet një nyjë të rëndësishme në rrjetin ndërlidhës hekurudhor në Ballkanin Perëndimor me vendet e Bashkimit Europian. “Modernizimi i infrastrukturës hekurudhore, që lidhë ekonomitë e rajonit, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm, ka rëndësi strategjike për vendin”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-dialoguesja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, është kthyer kundër propozimeve të kryetarit Thaçi

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka kërkuar që kryeministri, Albin Kurti …