Avdullah Hoti

Ish kryeministri, Avdullah Hoti i kërkon kryeministrit Kurti të raportojë në Kuvend para dhe pas çdo radhe të dialogut

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për vizitat që janë duke i bërë në vend, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, dy këshilltarët e emëruar nga Gjermania dhe Franca për dialogun Kosovë-Serbi, duke kërkuar nga Qeveria që të ketë transparencë në raportimin e saj në Kuvend të Kosovës.Ai ka shkruar se LDK-ja është falënderuese për interesimin e shtuar të partnerëve kryesorë të Kosovës për të përmbyllur marrëveshjen për normalizim dhe njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Me këtë interesim të shtuar, është e domosdoshme të sigurohet kohezioni i brendshëm politik dhe shoqëror për të mbështetur Qeverinë në dialog për marrëveshjen finale, por, paraprakisht duhet të sigurohet transparencë e plotë nga ana e Qeverisë përmes raportimit në Kuvend, e cila gjë ka munguar pavarësisht rezolutës së Kuvendit ku i kërkon kryeministrit të raportojë para dhe pas çdo rundi të dialogut.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …