BE

Lajçak me këshilltarët e Kancelarit Sholc e kryetarit Macron, sot u takuan në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët emëruar nga Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryetari  i Francës, Emanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne janë takuar me kryeministrin Albin Kurti. Pas Kosovës, ata do të zhvillojnë një vizitë edhe në Serbi. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiqit, dy udhëheqësit kryesorë të BE-së u bënë thirrje atyre që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat do të sjellin përparim në dialog.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …