Ish kryetarët e Shqipërisë do të përfitojnë favore e privilegje gjatë tërë jetës, për veten dhe familjet

Ish kryetarët e Shqipërisë do të përfitojnë favore e privilegje gjatë tërë jetës, për veten dhe familjet

Projektligji i hartuar për institucionin e Presidentit, në kapitullin e fundit, parashikon të gjitha privilegjet për ish-presidentët e Shqipërisë. Sipas ligjit, ish-presidentët, përfshirë Sali Berishën, Rexhep Mejdanin, Alfred Moisun dhe Bamir Topin, përfitojnë banesë, roje personale, staf mbështetës, ambiente zyre, tituj të përjetshëm etj. Nga ligji do të përftojnë edhe familjarët e presidentit dhe ish-presidentëve. Konkretit, projektligji parashikon që, personi i cili ka shërbyer si President i Republikës do të mbajë titullin e Presidentit të Republikës përjetë, përveç raste kur gjykata vendos heqjen e titullit. Po ashtu, Presidentit i cili ka përfunduar mandatin e tij, i sigurohet një sipërfaqe për banim, pa pagesë. Ligji i ri parashikon gjithashtu që Presidentëve u sigurohet mbrojtje personale nga Departamenti i Personaliteteve, në varësi të Ministrisë përgjegjëse për rendin publik. (Shqiptarja. Com)

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …