Ish kryetari amerikan, Bill Clinton, ka arritur për një vizitë në Kosovë, në 20-vjetorin e çlirimit

Ish kryetari amerikan, Bill Clinton, ka arritur për një vizitë në Kosovë, në 20-vjetorin e çlirimit

Ish kryetari amerikan, Bill Clinton, sot ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në Prishtinë. Ai  është pritur nga zëvendës-kryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli dhe nga Atifete Jahjaga. Clinton është ftuar që të marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimin e vendit nga forcat pushtuese serbe. Ai në vitin 1999 ka qenë kryetar i Amerikës dhe njëri ndër autoritetet kyçe  për intervenimin e NATO-s kundër regjimit të Milopsheviqit. Në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit në Kosovë do të qëndrojë edhe Madeleine Albright e cila në vitin 1999 ishte sekretare e shtetit amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …