Brickos

EULEX-i

Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, M. Simmons i gatshëm për të dëshmuar për parregullsitë e shumta në EULEX

Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons ka shfaqur gatishmëri për të dëshmuar për parregullsitë e misionit EULEX dhe qasjen anti shqiptare sidomos ndaj të akuzuarve në rastin “Drenica 2”. RTK njofton se ka siguruar prova se ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons kishte reaguar kohë më parë nga parregullsitë në këtë mision por ai ishte kërcënuar nga menaxhmenti i EULEX-it kur kishte provuar të sillte dëshmi në Gjykatën Supreme për keqpërdorime të mëdha të misionit, të paktën në rastin “Drenica 2”. As Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) e as zyrtarë të Bashkimit Evropian nuk i kanë hedhur poshtë të gjeturat se gjykatës evropianë të pandehurve kosovarë iu referohen si kafshë. (!)

Kontrolloni gjithashtu

Në Podgoricë të Malit të Zi, po mbahet Samiti nën moton, Një rajon, vizion i përbashkët

Në Podgoricë të Malit të Zi, po mbahet Samiti nën moton, Një rajon, vizion i përbashkët

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, para fillimit të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe …