Ish-luftëtari i lirisë, Salih Mustafae fillon sot ballafaqimin me Prokurorët e Gjykatës Speciale

Ish-luftëtari i lirisë, Salih Mustafa e fillon sot ballafaqimin me Prokurorët e Gjykatës Speciale

Salih Mustafa sot do të paraqitet për herë të parë para gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë. Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se Mustafa ballafaqimin e parë me Prokurorët e Specializuar do ta ketë në ora 15:00. Paraqitja e parë e Mustafës do të jetë në seancë publike dhe mund të ndiqet drejtpëdrejt në faqen e Gjykatës Speciale. Mustafa u bë emër i njohur ditën kur u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe u transferua në Qendrën e paraburgimit në Hagë. Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …