Besnik Bislimi

Ish ministrat e Financave ende nuk i janë përgjigjur ftesës për takim të ministrit në detyrë, Besnik Bislimi

Ndonëse ministri në detyrë i Finacave dhe Transfereve, Besnik Bislimi i ka ftuar për një takim në të martën ish ministrat e financave, asnjë prej tyre nuk i ka kthyer përgjigje pozitive. Ish ministri i Financave, Haki Shatri ka thënë se kjo ftesë është tejet e vonë dhe nuk do të marr pjesë. Ai ka shtuar më tutje se kjo Qeveri nuk është kompetente me marrë vendime, ndërsa me propozua masa për një periudhë, e cila do të shtrihet tepër larg në kufijtë kohorë në fushën e veprimeve të saj. Përgjigje pozitive nuk i kanë kthyer ende as ish ministrat tjerë të financave. Ekspert të ekonomisë kanë thënë se vlera e pakos  emergjente për të ndihmua bizneset nga dëmet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit duhet të jetë një miliard euro. Takimi konsultues rreth “Pakos për Rimëkëmbjen e Ekonomisë” është paraparë të mbahet të martën prej orës 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Doarsa Kica-Xhelili thumbon Kurtin: “I dha 200 milionë euro, i humbi 200 mijë vota”

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas publikimit të …