Ish-ministri Armend Zemaj dyshon se numri i rasteve të infektuarve me Covid-19 në vend nuk është real

Ish-ministri Armend Zemaj dyshon se numri i rasteve të infektuarve me Covid-19 në vend nuk është real

E udhëhoqi Ministrinë e Shëndetësisë për më shumë se gjashtë mua. Por, sot ish-ministri Armend Zemaj, tani deputet i Kuvendit të Kosovës, dyshon se numri i rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarve me Covid-19 në vend nuk është real. Por, pavarësisht kësaj thotë se situata është relativisht e qetë. Kjo situatë sipas tij po ndodhë për shkak të përkushtimit të qytetarëve. Zemaj, deklaron se tani për tani ka shumë paqartësi në lakoren e infeksionit. Thotë se nëse numri i rasteve në të ardhmen do të rritet atëherë do të ketë problematika në ruajtjen e shëndetit publik. E, sa i përket dyshimeve të tij për fshehje të numrit të të infektuarve, Zemaj deklaron se këto dyshime po ndodhin për shkak që nuk po tregohet lloji i testimeve që po bëhet.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …