Bajram Hasani: Turp për Gjilanin, heroi Kadri Zeka ende pa shtatore në këtë qytet

Ish-ministri Bajram Hasani ka deklaruar se falë çlirimtarëve që janë në Hagë, Kurti gëzon postin e kryeministrit

Bajram Hasani, ish-ministër i Tregtisë, ka folur  për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, si dhe për situatën e çlirimtarëve të UÇK-së, që po mbahen në paraburgim në Hagë. Krerët e UÇK-së janë figura të respektuara dhe se ata janë ata që sollën lirinë në Kosovë. Hasani ka theksuar se procesi i gjykimit në Hagë është proces i shtetit të Kosovës dhe se krerët e UÇK-së po gjykohen, ndonëse ai beson se nuk po gjykohet UÇK-ja si organizatë. Ai ka shprehur shqetësim për mënyrën se si po trajtohen këta individë dhe ka theksuar se pozita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është e lidhur ngushtë me kontributin e atyre që janë aktualisht në Hagë. Kurti sot e gëzon postin e kryeministrit falë atyre djemve që janë në Hagë, ka thënë Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …