Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të ish-togerit të Policia e Kosovës, Bojan Jevtiq, i cili akuzohet për veprën penale të spiunazhit. Marrëveshja ishte arritur paraprakisht ndërmjet Jevtiqit dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndërsa prokurori Bekim Kodraliu ka paraqitur rekomandimet për dënimin. Për veprën e spiunazhit është rekomanduar dënim me burgim efektiv prej pesë deri në gjashtë vjet, ndërsa për armëmbajtje pa leje është propozuar dënim prej gjashtë muajsh burgim, i cili mund të zëvendësohet me gjobë prej 6 mijë eurosh. Po ashtu, Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e mjeteve financiare të sekuestruara nga i akuzuari, përveç shumës prej 3 mijë eurosh, si dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë pesëvjeçare. Sipas aktakuzës, Jevtiq dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore, deri në arrestimin e tij më 17 korrik 2025, kishte transmetuar informacione dhe dokumente të klasifikuara si “konfidenciale” dhe “sekrete” te Agjencia për Siguri dhe Informacion e Serbisë (BIA). Prokuroria pretendon se informacionet e dërguara kanë ndërlidhje me sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës, duke rrezikuar jetën e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë dhe qytetarëve. Në aktakuzë thuhet se për komunikim janë përdorur aplikacionet WhatsApp dhe Telegram, ndërsa Jevtiq dyshohet se ka pasur edhe takime fizike në Beograd me një zyrtar të BIA-s të identifikuar me nofkën “Qira”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
