Ish-zëvendës drejtori i AKM-së, Ahmet Shala ka raportuar sot në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me privatizimin

Ish-zëvendës drejtori i AKM-së, Ahmet Shala ka raportuar sot në Komisionin parlamentar në lidhje me privatizimin

Ish-zëvendës drejtori menaxhues në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, Ahmet Shala ka mohuar se në këtë institucion gjatë vitit 2008 janë djegur disa dokumente. Ai ka thënë se të gjitha dokumentet janë të ruajtura në serverët e Unionit Evropian. Këto deklarata Shala i ka bërë gjatë raportimit në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me procesin e privatizimit, ku edhe tha se të gjithë të punësuarit në AKM, tash Agjencia Kosovare e Privatizimit, kanë qenë të financuar nga Unioni Evropian. “AKP-ja do të duhej të kërkonte nga Unioni Evropian akses në serverët ku janë të gjitha dokumentacionet dhe nuk besoj që të dhënat janë shkatërruar”, ka thënë ai. Tutje ka theksuar se procesi i privatizimit ka qenë transparent por, nuk ka arritur objektivat e zhvillimit ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …