Ismet Azizi: Serbia rehabiliton Drazha Mihailoviqin

Udhëheqësi i lëvizjes çetnike  Drazha Mihailoviq është rehabilituar me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd.

Reagimet e para për rehabilitimin e Drazhës  vijnë nga Sanxhaku, gjegjësisht nga  Instituti për Hulumtime të gjenocidit dhe krimeve në Pazarin e Ri.

Përkujtojmë, kërkesa për rehabilitimin e Mihailoviq qysh në vitin 2006, është  parashtruar nga nipi i tij, Vojislav Mihailoviq, profesorët  e Universitetit të Beogradit  Smilja Avramov dhe Kosta Çavoski, Këshilli Liberal Serb dhe Shoqata e Ushtrisë Jugosllave në atdhe (SSB). Familja dhe të tjerët  kërkuan anulimin e vendimit të datës 15 korrik 1946 i cili Mihailoviqi është akuzuar për bashkëpunim me Forcat e Boshtit dhe se kishte negociuar një armëpushim midis forcave të tij dhe ato të Gjermanisë. Ai u shpall fajtor dhe u ekzekutua.

Për boshnjakët vendimi është i pavlefshëm, dhe do të refuzohet në mënyrë sistematike, thotë Drejtor i Institutit për Hulumtime të gjenocidit dhe krimeve dr. Admir Muratoviq shkruajnë mediat në Sanxhak.

Prof. Muratoviq konsideron vendim skandaloz politik i cili nuk është i  bazuar në argumente juridike. Humbje më të madhe do të mund të kishin ata që e kanë sjellë dhe që kanë ndikuar në miratimin e këtij vendimi.

– Konsideroj se bëhet fjalë për ato forca të cilëve nuk iu konvenon që populli serb  të njoh   efektet e dëmshme të një politikë të tillë, thekson drejtori i Institutit.

Dhe një politikë e tillë këtyre forcave iu ka kushtuar në Luftën e Dytë Botërore, mandej  viteve ’90  dhe deri më tani.

Prof. Muratoviq konsideron  se janë ato forca të cilat dëshirojnë të  parandaluar, ose të paktën të shtyjnë dialogun e paralajmëruar serbo-boshnjak. Për Boshnjakët vendimi për rehabilitimin ka pasoja para se gjithash emocionale. Boshnjakët, thotë Muratoviq, e dinë se kush ishte Draža Mihailovic. Për Boshnjakët ky vendim është i pavlefshëm, dhe do të refuzohet në mënyrë sistematike.

Boshnjakët, thotë, besojnë se ato forca në Serbi që njohin efektet e dëmshme të këtyre vendimeve, por edhe nevojën  për pajtim në mes të dy popujve, të ndikojnë në krijimin e një të ardhme të përbashkët që do të jetë më e sigurt nga  ajo e  kaluara por edhe nga  e tashmja.

Mihailoviq ishte udhëheqësi i parë jugosllav i kryengritjes popullore kundër pushtimit gjerman në vitin 1941 dhe u bë shpejt gjeneral dhe ministër i luftës nga qeveria mbretërore në mërgim në Londër.

Nga fundi i 1942, Mihajloviq ishte i bindur se komunizmi paraqiste një kërcënim më afatgjatë për Jugosllavinë sesa pushtimi i Boshtit nazist, dhe kërkoi t’i ruante forcat e tij për një përballje me partizanët e Josip Broz Titos.

Shkalla në të cilën ai kontrollonte forcat çetnike në Bosnjë dhe Kroaci, ku ata kryen krime shumë të shëmtuara, mbetet ende e hapur për diskutime.

Disa prej togerëve të tij të lartë në fushë, si “Papa”  Dujic, bashkëpunuan haptazi me italianët dhe gjermanët në emër të ruajtjes së besimit ortodoks të Serbisë dhe të kombit. Ai dhe të tjerë gjithashtu vunë në shënjestër dhe vranë myslimanë boshnjakë dhe kroatët si edhe komunistë.

Pasi komunistët e Titos morën pushtetin në Jugosllavi, ata e përndoqën Mihajloviqin dhe e nxorën atë para gjyqit në Beograd në vitin 1946. Ai u akuzuar për bashkëpunim me Forcat e Boshtit dhe se kishte negociuar një armëpushim midis forcave të tij dhe ato të Gjermanisë. Ai u shpall fajtor dhe u ekzekutua.

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …