Ismet Azizi

Ismet Azizi: Serbia më të dhëna të zymta: Popullsia po plaket

 Projeksionet demografike parashikojnë që në Serbi, deri në vitin 2030, përqindja e popullsisë mbi 65 vjeç do të rritet në 21 për qind ndërsa ajo e mbi moshën 80 vjeç do të jetë 5 për qind. Sipas të dhënave nga hulumtimi “Gjendja e njerëzve të moshuar në fshat” deri në vitin 2030, përqindja e popullsisë mbi 65 vjeç do të rritet në 21 për qind ndërsa ajo mbi moshën 80 vjeç do të jetë 5 për qind, parashikojnë projeksionet demografike për Serbinë. Tashmë në Serbi, sipas regjistrimit të vitit 2011, 17.25 për qind e popullsisë është më e vjetër se 65 vjet. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se nga viti 2002 deri në vitin 2011, popullsia rurale ka rënë për 311,139, ose 10.9 për qind, shkruan Novosti.

Shtëpitë e fshatrave të boshatisura dhe fshatrat që po vdesin në rajonin e Pirotit, veçanërisht ato që janë më afër degës lindore të Korridorit 10, gjithnjë e më shumë janë   interesante për të huajt. Për disa mijëra euro   mund të blihet një shtëpi e mirë me një kopsht dhe një tokë e cila nuk është punuar për dekada të tëra. Gjashtë vjet më parë francezi Michael Michael (41) me origjinë nga Guinea, ka blerë një shtëpi në Çiniglavc të vjetër. Që atëherë janë shitur disa shtëpi në fshatrat si Çiniglavc, dhe së fundmi në fshatin Sreqkovc, në anën e djathtë të Korridorit 10, dy familje turke kanë blerë dy shtëpi.

Në mesin e atyre që janë të interesuar për shtëpitë e vjetra janë bullgarët, veçanërisht ata paraardhësit e të cilëve vijnë nga ky rajon. Këto shtëpi, sidomos turqve u shërbejnë për pushim gjatë rrugës kur vijnë nga Gjermania, Franca dhe vende të tjera perëndimore ose kur kthehen nga Turqia për në këto vende. Ata thonë se shtëpitë i blejnë me pak para e cila gjë për ta nuk paraqet ndonjë problem.

Banorët e fshatit Sreqkovc thonë se fshati i tyre po vdes. Sikur mos të ishin pensionistët, të cilët pas pensionimit kthehen në pronat e tyre, fshatrat tani më do të ishin tërësisht të braktisura. Fshati pa njerëzve vdes. Është më mirë që vijnë ketë njerëz nga jashtë se sa mos të ketë fare. Vendi ynë është i pastër. Nnuk besoj se këto dy familje nga Turqia do të merren me bujqësi por në qoftë se ka njerëz, do të jetë më mirë për ne’ – thotë një fshatar për gazetën e përditshme Novosti.

Çmimi i pronave në vitet e fundit janë ngritur pas shpronësim përgjat koridorit të dhjetë, ndërsa më parë disa hektarë me ara dhe nji shtëpi është shitur për vetëm 2.000 euro, ndërsa në fshatrat malore edhe më të lirë

Trendi i blerjes së shtëpive të vjetra në fshatrat afër rrugëve kryesore është vërejtë pesë -gjashtë viteve të fundit edhe në Bullgari, të cilat i kishin blerë gjermanët, austriakët,…

Mosha mesatare e popullsisë së Serbisë është 42 vjet. Serbia radhitet në vendin e III –të në Evropë për nga vjetërsia mesatare e popullsisë. Para Serbisë është Gjermania me moshë mesatare 44 vjet dhe  Italia 43.

Mesatarja e lindjes te një grua në Serbi është 1,4 ndërsa për t’u siguruar ripërtëritja e thjeshtë e popullsisë duhet të jetë 2,1.

Zyrtarët serb për demografi konsiderojnë se edhe mosha mesatare në Serbi është gjithnjë e më e plakur. Pas tri vjetësh, sipas tyre, mosha mesatar e popullsisë në Serbi do të jetë 46 vjet.

Vendet më të zhvilluara të Evropës problemin e rënies së numrit të popullsisë mund ta zvogëlojnë me migrime me ardhjen e popullësisë nga Afrika dhe Lindja e Afërme, por se si do të përfiton shteti serb nga migrimet koha do ta tregojë. Në të ardhmen prioritet i shumë vendeve ballkanike me përjashtim (përedhe pak kohë) të Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë problemi zvogëlimi të numrit të popullsisë sepse pa njerëz, nuk ka mundësi të zhvillimit ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …