Ismet Azizi

Ismet Azizi: Tatëpjeta e Rasim Lajiqit?

Rasim Lajiq, partneri shumëvjeçar i kryeministrit serb Vuçiq, nga frika e ngritjes politike të myftiut Zukorliq, për herë të parë në mosmarrëveshje me Vuçiqin. Se Rasim Lajiqit do t’i prishet rahatia disavjeçare, u pa që nga momenti kur Myftiu Zukorliq  lëshoi postin e të parit të Bashkësisë Islame në Serbi dhe u kandidua për deputet në parlamentin serb, të cilin mandat e fitoi edhe nga votues tjerë të shumtë jashtë Sanxhakut. Hyrja e  myftiut Zukorliq në parlamentin serb shkaktoi tërmet në koalicionin tradicional të Lajiqit me ish radikalit Vuçiq. Kulminacioni i tendosjes së marrëdhënieve dhe luhatjes së koalicionit në mes të Vuçiqit dhe Lajiqit, u arrit kur BI-ja në Serbi pa marrë leje nga organet lokale vazhdoi zgjerimin e pronave të saja,  gjegjësisht ndërtimin e objektit të Fakultetit Islamik në qendrën e qytetit. Objekt i cili para Luftës së II-të Botërore ishte pronë e BI-së, e që Muftiu me mundë dhe këmbëngulësi e ktheu në pronësi të BI-së.

Përkrahësit, gjegjësisht njerëzit e tij, me mjeshtri shfrytëzojnë situatën e krijuar nga ndërtimet e egra të pushtetarëve në Novi Pazar, në dobi të forcimit të BI-së në Serbi. Lajiqi nën ethe, kërkon nga premieri Vuçiq të ndërhyjë me forcë për rrëzimin e  objektit të fakultetit islamik. Vuçiq me vetëdije ngulë këmbë, duke mos shkaktuar konflikt me qytetarët. Vuçiq është i vetëdijshëm se nëse e bënë një veprim të tillë, qytetarët, anëtarët e BI-së me forcë do ta mbronin objektin e tyre, ashtu siç ka ndodhë edhe më herët kur pushtetarët kanë tentuar me forcë t’i largojnë studentët dhe mësimdhënësit nga objekti. Se sjellja e butë e Vuçiqit ndaj  Zukorliqit është një shenjë  përafrimit të tij me të, dhe zëvendësimin e Lajiqit, për sociologun Jovo Bakiq, një skenar i tillë nuk qëndron. Për të është shumë e besueshme se Vuçiq  do të mundohet t’i mbajë të dy liderët afër vetës.

Ndërsa Safeta Bishevac, gazetare e  “Danasit’  thotë se marrëdhëniet e mira në mes Vuçiqit dhe Zukorliqit nuk janë befasi.  Ajo përkujton se lideri i sotëm i BDZ (Bashkësia Demokratike Boshnjake), në atë kohë myfti , marrëdhëniet e mira me Vuçiqin, i ndërtoi qysh para zgjedhjeve parlamentare dhe atyre për kryetar te Serbisë së viti 2012, të cilët në pushtet i sollën radikalët e Shehshelit, të traformuar në Partinë Përparimtare Serbe ( SNS). Megjithatë  Bishevac, për Evropën e Lirë, thotë: “ Muamer Zukorliq mori përkrahje të dukshme në zgjedhjet e fundit parlamentare, mendoj se është e tepërt që ai të futet në qeveri, Partia e tij ka marrë disa resore shtetërore dhe ky është maksimumi të cilën ai ka mund të merr, dhe nuk pres se ai do të arrijë të zë vendin e Lajiqit në qeverinë serbe”. Përndryshe, ngritja politike e Zukorliqit është më se evidente. Këtë më së miri e dëshmojnë sondazhet e ndryshme të portaleve në Sanxhak, ku Zukorliq është bindshëm para Lajiqit.

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: URANIUMI I VARFËRUAR DHE NDOTËSIT E TJERË RREZIK SERIOZ PËR KOSOVËN

Po mbushen tetë vete të plota nga përfundimi i luftës së armatosur kundër shkelësve të …