Ismet Hajrullahu: Buxhovët nën siglen e patriotëve jugosllavë sulmojnë UÇK-në!

Jusuf Buxhovi dhe klani i tij që kur humbi monopolin  (më vonë edhe kontrollin) e lëvizjes politike pacifiste, sidomos pas  28 nëntorit te vitit  1997, kur Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së shpalli për herë të parë publikisht ekzistencën e UÇK-së dhe misionin për përmbushjen e vullnetit të popullit për çlirim dhe për vetëvendosje, këto fosile të komunizmit jugosllav nuk kanë ndalë asnjëherë luftën speciale  kundër UCK-së dhe bartësve te saj.


 


Patriotet jugosllave të frymëzuar dhe  të ndihmuar nga UDB-ja, kapen gjyqësorin , prokurorinë dhe policinë e Kosovës, të cilët sot me një revansh të jashtëzakonshëm sulmojnë jo vetëm UÇK-në dhe  bartësit e saj, por edhe heronjtë e këtij populli si Jusuf Gervalla të cilët e quajnë terrorist.


 


Patriotet jugosllav, nuk do të heshtin kurrë për derisa Kuvendi i Kosovës nuk do ti dënojë krimet barbare të komunizmit jugosllave në Kosovë.


Kuvendi , dhe klasa politike e Kosovës  e kanë për obligim ti dënojnë krimet komuniste jugosllave në përputhje me dy  rezolutat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës  dhe konkretisht: Rezoluta 1096 (1996) “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste” dhe rezoluta 1481 (2006) “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste” 


 


Besoj se miqtë tanë  në ketë rast (shteti gjerman) me eksperiencën e tyre   për tu ndarë nga një e kaluar e errët totalitare, do te na ndihmojë qe shoqëria jonë të lirohet  njëherë e përgjithmonë nga grupet kriminale të  patrioteve komunistë  jugosllave. Akademia e Shkencave të Kosovës dhe Instituti i Historisë le të mos i ngrohin vezët në zyrat e tyre luksoze, por  le të merren me ndriçimin e kësaj pjese të historisë se dhembshme të popullit tonë.


 


Duke mos u ndarë dhe duke mos i dënuar krimet komuniste jugosllave, Kosova, si zor do të mund të ndërtoj një jetë demokratike dhe më të mirë për qytetaret e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Sefaj

Ilir Sefaj: Kolektivisht të përhumbur!

“Do të vijë një kohë kur njerëzit do të presin në radhë për t’u turpëruar”, …