Brickos

Ismet Hajrullahu

Ismet Hajrullahu: Qarqe të errëta të BE-së duan mure në mes të Evropës!

Pas rrëzimit të Murit të Berlinit, pak kush ka menduar se do të ngrihen mure të tjera – e atë, mu në zemër te Evropës! BE-ja, pas rënies dhe humbjes së vazhdueshme të politikave  liberale, ka rënë preh e qarqeve më të errëta të njerzimit. Ato qarqe pro ruse, si gjithnjë, ishin e keqja e Evropës dhe mbetën edhe sot e kësaj dite, lojale ndaj sllavizmit shovinist!

Qarqet e errëta te Evropës, nëpërmjet  rrugëve te ndryshme, bënë që edhe në Kosovë kurrë mos të realizohej aspirata e shqiptarëve të Kosovës për një referendum, duke shkelur kështu vetë marrëveshjen e Rambujesë, dhe një ndër të drejtat themelore të çdo shteti demokratik. Këto qarqe, pas ‘Brexitit’, si dhe pas referendumit në Itali, duket se kanë ndërmarrë një revansh, duke shfryrë kundër Pavarësisë së Kosovës dhe bombardimeve të  Aleancës Veri-atlantike kundrejt forcave ushtarake serbe, që asokohe, në sytë e gjithë botës së qytetëruar,  ushtronin terror në tërë Kosovën. Këto ‘hije te zeza’ që po i sillen Evropës, duan në mos kthimin e Serbisë në Kosovë, së paku copëtimin e kësaj të fundit.

Mosgatishmëria e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, është edhe një tregues tjetër që Kosova mund të kthehet shumë lehtë në një “pazarllëk akshami”, për vetë faktin se reaksioni shovinist është në fuqizim e sipër, thuajse në tërë hapsiren e BE-së. E gjithë kjo, si rrjedhojë që në BE janë ringjallur “nacionalizma” primitivë, të cilët po zënë vend në shumë shtete të kësaj familje të madhe. Këto shtete autoritariste të BE-së, tanimë janë lojale ndaj Rusisë, dhe gjithashtu në kundërshtim të plotë me parimet e liberalizmit –parime mbi të cilat është ideuar dhe ndërtuar vetë Bashkimi Evropian. Këto agjenda të vjetra dhe te reja, dekadë pas dekade, e shekull pas shekulli, e kanë çuar Evropën në një kasaphanë të tmerrshme. Po njejtë, në këto agjenda është edhe Kosova, si monedhë kusuritjesh –monedhë e cila për fat të keq ,është e zhvlëresuar edhe në saje të politikave zvarranike pa kurrizore të deritashme, të klasës politike shqiptare, klasë që bëri që Shqipëria të digjej në 1997, apo Kosova të mos gjejë qetësi dhe stabilitet politik, si pasojë e kapjes së shtetit nga shërbëtorë dhe kuislingë që i shërbyen diktaturës se komunizmit jugosllav dhe shovinizmit serb , një krimi e korrupsioni të shfrenuar e që ka përfshire tërë aparatin e shtetit. Ndarja e Kosovës, de facto, edhe nëpërmjet murit, nuk do bejë gjë tjetër përpos që do ti rrisë tensionet edhe më tej e që mund ta çojnë Ballkanin drejt një lufte të re e më të përgjakshme, dhe në një rirreshtim të ri të Evropës!

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Periudha e rezistencës së vitit 1981 kërkon qasje, qëndrim dhe emërtim të saktë historik e shkencor

Ahmet Qeriqi: Marsi, Prilli e Maji i vitit 1981 vendosen themelet e Republikës së Kosovës

Demonstratat gjithëpopullore të Marsit dhe Prillit të viti 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive …