Ismet Sylejmani: Asgjë nuk do të festonim sot sikur Shqipëria të mos rreshtohes në krahun e drejtë të aleancës antifashiste botërore

Ismet Sylejmani: Asgjë nuk do të festonim sot sikur Shqipëria të mos rreshtohes në krahun e drejtë të aleancës antifashiste botërore

Nëna Shqipëri, populli shqiptar, Kryekomandanti legjendar e lavdimadh, kryetitani e gjeniu shqiptar Enver Hoxha, jo vetëm nuk na braktisën kurrë e nuk na i kthyen krahët, por na dolën zot e na mbushën me besim të patundur, na mësuan e na udhëzuan: se po i rrokët armet e po luftuat për liri e çlirim, pavarësi e sovranitet të popullit shqiptar të Kosovës, do të ia arrini qëllimit final! Dhe ja, sot Kosova është e lirë dhe e pavarur, është shtet sovran dhe i pranuar e i njohur ndërkombëtarisht! Për të ardhur te kjo ditë është bërë luftë e madhe, është derdhur shumë gjak, janë mbajtur shekuj burg nga atdhetarët e patriotet shqiptar në Kosovë e vise dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka bërë realitet çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese ashtu siç na mësonte mësuesi ynë i madh, Kryegjenerali i popullit shqiptar, i madhi dhe i pavdekshmi Enver Hoxha! Asgjë nuk do të festonim sot, sikur Shqipëria të mos rreshtohej në krahun e drejtë të aleancës Antifashiste botërore të cilës i prinin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e që në krahun e sajë kishte Anglinë dhe Bashkimin Sovjetik! Ngjashëm është edhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasardhësen e Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Shqipërisë! Ashtu sikur në krah të Shqipërisë që gjatë luftës ishin SHBA, Bashkimi Sovjetik e Britania e Madhe, edhe në krah të Kosovës ishte dhe vazhdon të jetë Amerika, Anglia, Gjermania etj…, por jo edhe Rusia, e cila për fatin e keq të Kosovës dhe të popullit shqiptar, ishte rreshtuar në anën e Serbisë pushtuese të Millosheviqit, e cila në Kosovë kreu masakër e gjenocid kundër njerëzimit! Largpamësia e enverizmit çlirimtar e antifashist na ka mësuar e do të na mësojë, që kurdoherë të lidhemi në alencë me progresiven e me përparimtaren, kundër antinjerezores e kundër anticivilizueses, e cila është në shërbim të interesave të popullit, të Atdheut dhe Kombit tonë të panënshtruar! Shqipëria është e rreshtuar në krah të Aleatit më të madh të popullit shqiptar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe si anetare e NATO-s, është në anën e drejtë të historisë! Kjo paraqet kontinuitetin progresiv të nacionalçlirimtares antifashiste shqiptare, të rreshtimit të drejtë në kohë e në hapsirë, në akord të plotë me interesat e të perspektives të Shqipërisë së vogël, por me rrol shumë të madh e me ndikim në glob…!”

Pjesë nga fjalimi im në jubileun e 65 vjetorit të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Shqipërisë ”NDERI I KOMBIT”, mbajtur në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë, më 20 Korrik 2022!

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …