KEK
Fillimi / Analiza / Isuf Bytyçi: Kosova koloni e Serbisë nën mbikëqyrje të Bashkimit Evropian
Isuf I. Bytyçi

Isuf Bytyçi: Kosova koloni e Serbisë nën mbikëqyrje të Bashkimit Evropian

Kur e kam shkruar këtë artikull para 5 vitesh, shume miq e simiq, më kanë kritikuar e, me sy cinik më kanë shikuar! Ndërsa, tani u rikonfirmua se ende jemi koloni e Serbisë nën mbikëqyrje të BE-së.

Vjen pyetja se; pse?

Shqiptarët u çliruan fizikisht edhe mendësisht nga shteti diktatorial serb, i cili mbi 175 vite ka bërë: vrasje, konvertime, përvetësime, shpërngulje e deri te gjenocidi më antinjerëzor, kundër popullit shqiptar!

Populli – dele, u çlirua dhe filloi të jetojë me iluzione nën mëshirën e Zotit e, politi-kuajtë-ujq, edhe më tepër u çliruan e filluan ta vjedhin shtetin e popullin e tyre, sikur të ishim shtazë, ne!

Kudo: në kisha, teqe, xhami, shkolla, shtëpi publike, shtëpi kriminelësh e sidomos nëpër kafitri, kudo bisedohej e bisedohet rreth; lirisë, pavarësisë e demokracisë së Kosovës! Por, mbi të gjitha bisedohej e bisedohet se; Kosova është shtet i pavarur e sovran! Dhe askujt nuk i shkon mendja se Kosova ende nuk është e pavarur, por e varur dhe koloni e Serbisë.

Unë them se sovranitet i leshit është ky, që e kemi ne, tani!

Shkoi Serbia! Iku Serbia! Kurrë nuk do të kthehet Serbia, secili që flet, i ka këto fjalë në gojë e në vesh! Popull kot, që jemi!

Jo more! Unë jua them se Serbia shkoi, por e la mashën! Pse ta rrok gacën me dorë, kur e ka mashën? Pse ta çajë kokën me ne, kur e ka EULEX-in, që vetëm një fishkëllimë dhe e ndërsen EULEX-in e ai e ndërzen politikën dhe shtetin e Koevës!

Ata që nuk i kuptojnë këto dy fjalë: ndërsen dhe; nërzen, futuni në FGJSSH, dhe i gjeni.

A e keni kuptuar ju shqiptarët e mi, që në katër anët e trojeve shqiptare, bëni si-politikë dhe haheni si qentë, njëri me tjetrin, duke harruar se e kemi armikun të zgjuar 24 orë në ditë e mbi kokë! Serbia, e ka njërin krah në Athinë, tjetrin në Ankara dhe baba Putinin me nënën Kinë, që janë gjysma e Globit me tokë e njerëz e, ju, pra; ne krrekosemi me SHBA-të, që nuk na kanë vetëm ne, që jemi sa një lagje e Berlinit! Por, e ka Globin në tërësi, për ta mbuluar me demokraci e liri! Kurse, nëna jonë është lavirja EUROPË, me ata lavirët politi-kuaj, që po na rjepin për së gjalli! Politi-kuajtë gjithë biznesin me Erdoganin, Vuçiçin e Gjukanoviçin e populli e ka kthyer kokën nga Sirija dhe do të arabizohen të gjithë shqipfolësit, duke menduar se Zoti i madh është arab dhe vetëm gjuhën arabe e flet!

Cili politikan shqiptar i ish-Jugosllavisë, që ka gabuar vetëm një ëndërr të keqe nëse e sheh, Vuçiçi e ndësen EULEX-in dhe e fusin në burg, pa kufi! Çfarë lirie e pavarësie është kjo? Pse e gënjeni veten? Pse, iku Albin Kurti nga posti i Kryeministrit? Me gjithë dëshirë nuk do të ikte, por kur e ka parë se çka do të nënshkruajë dhe se ç‘ka premtuar! Plotësisht, ishin në dis-harmoni premtimet me mundësitë, që i kishte! Ndërsa PDK e LDK, njëra është e shtërnguar të nënshkruajë në secilën faqe që i  hapet e, tjetra mezi pret! Kjo është filozofia e jetës! Ndërsa, ata politi-kuajtë e Shqipërisë Londineze, janë verbuar e çmendur; produkti diktatorial enverist dhe shërbëtorët e Sllobodan Mllosheviqit, kanë rënë në harmoni, që ditën të shahen e ofendohen dhe natën ta vjedhin bashkarisht popullin dhe shtetin e tyre.

„Konflikti i minjve, dasma e dacit!“, thotë populli.

Pse të vijë Serbia me ushtri e makinëri, deri sa e  ka EULEX-in europian, madein Rusija dhe, ua ladron nënat shqiptarëve, ku të dojë edhe kur të dojë! A e keni parë se si hyri mbrëmë EULEX-i në zyrat e Veteranëve të luftës, sikur ujku ndër dele dhe i bëri lecka pa kurrëfarë vlere; si-shtetin e Kosovës dhe veteranët e Luftës së lavdishme të UÇK-së? Përdhosje shteti! Po, çfarë shteti jemi ne, ore? A ende nuk po e dini se Serbia i ka harmonizuar punët me BE-në e ne i kemi deharmonizuar, në mes vete, me Europën edhe me SHBA-të! Jo, nuk i kishim të harmonizuara punët ne, kurrë! Prandaj, ne jemi të ndarë e të përçarë në 7 shtete! Ndërsa organizimi politik e shoqëror bëhet në fise, sikur në kohë mesjete, tani në shekullin 21!

Edhe, si-politikanët tanë, më mirë të them, hajnat tanë, gëzohën e zgërdhihën se „atë  e këtë e morën policia e EULEX-it, apo Gjykata e Hagës, ndërsa mua jo!“ Mendësi buallicash e mjerane, o populli im, dele!  ( Shkrim i ribotuar)

***

Kosova, 500 vjet nën sundimin e egër të Perandorisë Osmane e, 100 tjera nën pushtimin okupues e gjenocidal të Serbisë, tani e 15 vjet, e lirë e pa policinë e ushtrinë raciste serbe e, 7 vjet shtet i pavarur, demokratik e „multietnik“, me përqindje më të vogël minoritetesh, ndoshta nga të gjitha shtetet e Europës Juglindore, që janë duke u bërë shumë eksperimente të papara mbi te! Që nga gjysma e dytë e shekullit XIX, shteti serb rregullisht për çdo 30 vjet zbatoi pastrimin etnik të tokave dardane, me të gjitha mjetet e të gjitha format që i kishte. I malteretoi shqiptarët, i vrau, i burgosi dhe i shpërnguli, duke u munduar që ta pastrojë tokën tonë nga populli shqiptar, i cili ishte dhe është autokton përherë në këto troje! Shqiptarët, bënë përpjekje të vazhdueshme për liri, por kot ishte. Ata, pra, ne u munduam edhe në vitin 1911, 1912, 1913, edhe në luftërat ballkanike, pra, në Luftën e Parë Botërore, edhe në Luftën e Dytë Botërore, por nuk arritëm. Në vitin 1968 u organizuan demonstrata për liri e barazi, për të qenë të barabartë me të gjithë popujt e ish-Jugosllavisë, që pas këtyre demonstratave mezi u lejua përdorimi i flamurit kombëtar, por me kufizime e persekutime të vazhdueshme. Në vitin 1970 u lejua hapja e Universitetit të Kosovës dhe dy vjet më vonë u lejua përdorimi i Gjuhës së njësuar Shqipe. Pas këtyre ngjarjeve, shqiptarët u shkolluan në masë shumë më të gjerë se më parë, që në vitin 1981 ndodhi Demonstrata Studentore për Republikën e Kosovës! Mirëpo, shteti ish-Jugosllav, po ashtu sikur edhe në vitet `68, burgosi, vrau dhe diferencoi shumë djem e vajza shqiptare, që në vend që t’u plotësoheshin kërkesat e studentëve, ndodhi e kundërta! Ndërsa, në vitet 1988-89, edhe ajo grimë kushtetutë konstituive, që e kishte Kosova, iu mor me ndihmën e tanksave serbosllavë. Në fund, shqiptarët u munduan pa luftë dhe në mënyrë paqësore t`i fitojnë të drejtat, që ideolog i kësaj moto ishte presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova. Me gjithë përpjekjet, të cilat i bëri Ibrahim Rugova, që të zgjidhet çështja e Kosovës në mënyrë paqësore, kjo ra në veshin e shurdhër të europianëve! Si pasojë e apart-heidit, që udhëhoqi regjimi serb kundër popullit shqiptar në Kosovë, ndodhi shpërngulje masive. Pas gjithë këtyre shpërnguljeve, populli zgjodhi nga dy të këqiat, më të mirën: jo robërinë, por luftën për liri. U themeluan shtabi i UÇK-s dhe Fondi „Vendlindja thërret“! Lufta çlirimtare filloi, në kushte tejet të pabarabarta me armikun. Europianët e mbyllën njërin sy, ngjashëm sikur me Bosnjën! Ndërsa, amerikanët e bënë të kundërtën ; i hapën që të dy sytë dhe veshët. Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton u zgjua plotësisht dhe mori përkrahjen e kryeministrit britanik, Toni Bler, natyrisht, që së bashku me tërë botën demokratike, e penguan gjenocidin në Kosovë, në mnyrë që të mos jetë i përmasave të Bosnjës. Morën vendim dhe ndërhynë, ndalën masakrat dhe sulmuan ushtrinë e policinë serbe nga ajri. Dëme të mëdha u bënë në Kosovë, si në njerëz ashtu edhe në materiale! Por, mundësitë ishin për dëme të shumëfishta më të mëdha, që të ndodhnin, sikur të mos bëhej ndërhyrja e NATO-s. Kosova u çlirua në vitin 1999 dhe “u pavarësua më 17. shkurt të vitit 2008”. Thonjëzat, nuk i vura rastësisht, por dua të tregoj se Kosova nuk është e Pavarur! Kosova është e lirë, por jo edhe e pavarur! Kosova është koloni e Serbisë nën Protektoratin (mbikëqyrjen) e Bashkimit Europian (EULEX), që më parë ishte nën atë Ndërkombëtarë (UNMIK).

Shih bisedimet! Asgjë nuk ndodhë në Kosovë pa e pyetur Brukselin. Asgjë nuk vendos Brukseli pa e pyetur Beogradin! Dhe asgjë nuk vendoset për Kosovën edhe në Kosovë, pa rënë në një mendje Brukseli e Beogradi e, politikanët tanë të Qeverisë, deklarohen se ato po ndodhin pas dialogut trepalësh: Prishtinë – Bruksel – Beograd. Shtrohet pyetja: Cili është kodi telefonisë së Kosovës? Çka u bë me Kartonin e Gjelbërt, për sigurimin e automjeteve? Çka u vendos për Trepçën? Çka u bë me enklavat serbe nëpër Kosovë? Të gjitha këto janë probleme, të cilat nuk janë zgjidhur pa Beogradin dhe nuk janë duke u zgjidhur! Kot flet Albin Kurti me Vetëvendosjen, se do ta kishin ndryshuar situatën! E gënjejnë veten edhe popullin, sepse asgjë nuk do të kenë mundësi të ndryshojnë, pa ndryshuar qëndrim BE-ja dhe Bashkësia Ndërkombëtare. Kot e kanë! Gënjejnë popullin e lodhur edhe ashtu nga varfëria, në mënyrë që t`i marrin edhe disa vota! Ka mundësi se në zgjedhjet e ardhshme ta fitojnë Albini shumicën sikur në Greqi, partia e majtë që fitoi, por nuk ma thotë mendja se do të ndryshojnë gjë, pa marrëveshjen e gjithë liderëve politikë kosovarë, që ta ndryshojnë situatën.

Ndërkombëtarët na ndihmuan të çlirohemi dhe, për këtë ne jemi e do t`u jemi gjithmonë mirënjohës! Ata, morën për detyrë që të na ndihmojnë për ndërtimin e shtetit. Edhe na ndihmuan, por që në mesin e tyre kishte të tillë që më tepër punonin për xhepat e tyre, sikur që për ndërtimin e shtetit të Kosovës! Vallëzimi pa brekushe, do të thotë se disa individë nga Misioni ndërkombëtar e ai europian, jo që nuk iu interesonte ndërtimi i shtetit të ri, pra, i Kosovës, por u korruptuan në shkallë të lartë, që edhe vendorët i mësuan e iu imponuan edhe këtyre pak politikanëve me pak dije, që të vjedhin së bashku me ta! Kosova e djegur në luftën e fundit, 80 për qind, e varfër dhe me rini më të shumtë në Europë, ra në duart e korruptuara, duart vjedhëse, duart mashtruese dhe kriminale. Në hapin e parë, u nda Mitrovica e veriut dhe enklavat tjera serbe brenda si-shtetit të Kosovës. Kriminelët serbë prapë patën rastin ta tregojnë agresivitetin e shfrenuar dhe urrejtjen, që shumë vrasje ndodhën nëpër gjithë Kosovën, që dyshohet se kriminelët serbë në bashkëpunim me bashkëpunëtorët e tyre shqipfolës e disa individë të UNMIK-ut, i organizuan dhe i bënë në mënyrën më profesionale dhe enigmatike, për të cilat ende nuk dihen skenaristët dhe autorët e tyre! „Populli më i pakënaqur në Europë, janë shqiptarët“, shkruante një gazetë europiane! Si të jenë të kënaqur kosovarët, kur 24 orë në ditë rrinë! Ne këtu në Europë, shumica e kemi nga një punë 8 orëshe edhe tjetrën 2 orëshe e, mezi bëjmë hall për mbijetesë! Si të jetojnë ata njerëz, me premtime? Premtimet nuk hahen! Liria nuk hahet! Pavarësia nuk hahet! Njerëzit duan bukë dhe ngrohje. Mirëqenie, duan njerëzit. Liria dhe pavarësia janë dy elemente, pa të cilat nuk paramendohet jeta normale. Por këto të dyja janë gurëthemel i mirëqenies, e cila nuk është luks për njerëzimin. Teatri i absurdit – Parlamenti i Kosovës edhe ai i Shqipërisë ! Kosova u çlirua nga forcat okupuese-barbare serbe në vitin 1999 dhe e shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 si shtet i pavarur, demokratik dhe shumetnik. Si-shteti i Kosovës, i themeloi institucionet shtetërore e shoqërore, që premtuan se Kosovën do ta bëjmë si Zvicrën ! Jo vetëm që nuk ndodhi, kjo, por e kundërta u bë! Kosova eci përpara me hapat e breshkës! Shumë ngadalë! Në Kosovë u bë rindërtimi i 80 për qind i atyre shtëpive, të cilat u dogjën nga forcat çetnike serbe dhe shumë shkolla e spitale u ndërtuan. Kosova bëri ndërtimin e shumë rrugëve e të autostradave. Këtë nuk mund ta mohojmë. Por, kjo nuk është gjithçka. Politikanët tanë, pa përjashtim pozitë e opozitë, u pasuruan brenda nate,

në mënyrën më të turpshme! Të gjithë anëtarët e Parlamentit të Kosovës, që shumica nga ata vetëm brekët i kishin kur i hynë politikës e, dikush nga këta e kishte një qerre me një kali, që fotografitë e tyre ende i kanë në raftet e tyre dhe tani janë bërë multimilionerë, me fakultete, magjistratura e doktoratura të blera nëpër kioske! Shefi i katedrës në fakultet, vetëm gjimnazin e ka të kryer e, të gjitha tjerat diploma i ka blerë në kiosqet e: Shqipërisë, Gjermanisë e të Sllovakisë! Ky është veç fillimi i absurdit! Aty ngatërrohen sikur në Parlamentin rus, që është bërë në arenë ngatërresash e dyluftimesh! Ndoshta, që kemi pasur ideologji të përbashkët, Komunizmin e, tani po na hyn Talibanizmi! Fjalët , të cilat i dëgjoj nga goja e deputetëve të Kosovës, por edhe të atyre të Shqipërisë shtetërore e të atyre jashtë shtetit amë, kur shajnë e fyejnë njëri-tjetrin, m`i kujtojnë fëmijët e lënë pasdore, që përdorin lloj-lloj fjalësh nga më të ndytat! Kurrëfarë debati nuk e ka gjuhën e arsyes, por gjërat janë tejet të politizuara e, që gënjeshtra, fyerja e sharja kanë lulëzuar! Kur i sheh në televizor deputetët tanë, që shahen e ngatërrohen dhe kur dalim më tutje e shohim se kanë blerë toka të shtetit së bashku, udhëheqës të disa partive! Ndërsa anal-istët si-shqiptarë, të paguar nga shefat e tyre partiakë, ofendojnë, trillojnë e gënjejnë pa pikë ndërgjegjie!

 Kurse, populli ngatërrohen në mes vete, po ashtu si qentë, duke thënë: „udhëheqësi i partisë sime është më i mirë se i partisë tënde“ etj., që m`i kujton kohët e mëparme, kur shqiptarët ngatërroheshin për qentë: „ Qeni im është më i mirë se i yti“, derisa vinin edhe te ngatërresa e vrasje, në mes vete! Liderët, bëjnë kualicione e pazare e, naivët, injorantë e militantët ngatërrohen ende si qentë, për ta! Përveçse nervozohem kur i shoh deputetët që shahen në men vete, akoma më tepër nervozohem dhe turpërohem t`i shoh lajmet, kur dëgjoj për vrasje makabre: burri vret gruan me revole, reja vret vjehrrën me sopatë, vjehrri e burri vrasin nusen, ai tjetri dhunon mbesën, tjetri shkel me automobil fëmijën, tjetri dhunon 11- vjeçaren, polici dhunon nxënësen, në këtë apo atë qytet për çdo ditë vriten kriminelët mafiozë, sikur në filmat vestern të Teksasit e tj.!

Qarkullimi i automjeteve bëhet si në luftë! Zhvillojnë shpejtësinë 5 herë më tepër se normale në autostradë, 2 herë më të madhe në qytete, bëhen parakalime në vende vdekjeprurëse dhe në Kosovë ka vdekje vetëm në komunikacion brenda një viti më tepër sikur në kohën e regjimit të Millosheviqit, kur vriteshin shqiptarët e Kosovës si qentë endacakë nga policët serbe e, askush nuk jepte përgjegjësi! Secili do të jetë i pari. Por, i pari do të jetë gomari, o njerëz! Kjo, pra: “është Kosova e lirë dhe e pavarur”! Derisa shteti serb e ka një grup pune, i cili merret vetëm me çështjen shqiptare dhe bëjnë analiza nga më të ndryshmet, për ta dëmtuar e gllabëruar çështjen shqiptare, shqiptarët nuk e kanë një grup pune për ruajtjen e çështjes së tyre kombëtare! Kjo gjë m`i kujton filmat dokumentarë me shtazë. Serbët m`i kujtojnë hienat – shtazë dinake e agresive e, shqiptarët m`i kujtojnë delet edhe buallicat – shtazë të qeta, që hanë barë dhe s`kanë gajle për sulm apo mbrojtje! Baglojnë sa të munden. Ne, momentalisht jemi duke ecur në rrugë pa krye: Lindja nuk po na lëshon, perëndimi s`ka vend për ne e, ne ecim në rrugë pa krye! Fitues, në këtë rast janë, të gjithë, vetëm shqiptarët, humbës janë, kudo që janë e, mbi të gjitha shqiptarët e Kosovës. Fitues janë kriminelët e terroristët, në bashkëpunim me individë të ambasadave të huaja, me serbë, arabë e turq.

Ata bëjnë dokumente të falsifikuara, transportojnë armë, drogë dhe mashtrojnë e tradhtojnë popullin e shkretë. Shkojnë kosovarët në luftërat fisnore arabe! “Aty ku qeni nuk e njeh të zotin”! Ndoshta për një kafshatë bukë! Hyjnë në vallen e djallit, vrasin njerëz të pafajshëm, gra, pleq e fëmijë! Sikur e kanë harruar luftën e fundit, e cila na ka nxirë jetën ne shqiptarëve!

Shqiptarë nga Kosova me shumicë muslimane e po ashtu proamerikanë, që nga këta shkojnë për të luftuar për “xhihadin”! Të tillë ka në të gjitha partitë edhe në Parlamentin e Kosovës! Ka në administratë, në polici, ushtri, në shkolla, fakultete e shoqata! Po ashtu edhe nga UDB-ja, ka në të gjitha instancat shtetërore e shoqërore! Kush e ka fajin? Fajin e kanë politikanët, pa dallim partie. Ata, të cilët bëjnë teatër absurdi në Parlamentin e Kosovës. A e dini se sa familje janë shuar, a e dini se sa nëna, motra, baballarë e vëllezër, kanë mbetur pa më të dashurit e tyre, në luftën e fundit? E tani? Tani kanë shkuar djemtë shqiptarë për të luftuar. Për kë? Nuk e dinë as vetë! Thjesht kanë shkuar për të luftuar për ideologji fetare, klane, që për kë nuk e dinë as vetë! Për djallin kanë shkuar të luftojnë! E politikanët tanë thonë: “ Po na i manipulojnë rininë, shërbimet e huaja sekrete”. Po, mirë, vjen pyetja: A kemi edhe ne Shërbim Informativ Kombëtar? A kemi edhe ne intelektualë, psikologë, sociologë e pedagogë që merren me këtë problem? A e dini se nëse shqiptarët hyjnë në listat e Fundamentalizmit Islamik, aktiv? A e dini ju politikanë, psikologë, pedagogë e sociologë se nëse nuk e rrethon bujku arën, ia dëmtojnë kafshët e gjithë fshatit? Ara do rrethuar e, kafshët nuk e kanë të lehtë të hyjnë në te. Pra, fati ynë i braktisur qëndron në një udhëkryq të madh.

Kosovarët, pushtetarët nuk i duanë e, opozitës nuk i besojnë! Çka të bëjnë mjeranët? E morën rrugën e azilit! Ikje masive nga Kosova! Dikush thotë: ikin nga varfëria, dikush tjetër thotë se ikin për një jetë më të mirë, tjetri thotë për luks, ikin kosovarët e, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë:” Nuk i vizitova ikësit në stacionin e autobusëve, sepse ata kishin ajfonë”. Ajfonët nuk janë gjithçka, Isa komunisti! Ata nuk hahen, nuk të ngrohin, zoti kryeministër! Të gjitha këto janë pasojat e, të gjithë shqiptarët merren me to. Askush nuk merret me shkakun. Nëse nuk e dimë shkakun, nuk arrijmë ta shërojmë pacientin, sepse shkaku është sëmundja (diagnoza), të cilën pa e ditur, nuk mund ta kurojmë!

Udhëheqësit kosovarë nuk arritën t`i plotësojnë kushte për liberalizimin e vizave nga europianët dhe, që për këtë punë e kanë një pjesë të fajit edhe këta të fundit, sipas mendimit tim që, si një lloj shpërblimi për kosovarët u hapën dyert e azilit, që kosovarët t`u mësyjnë dyerve të vendeve të B E-së e, të sorollaten pa kufi. Në këtë rast përfitues janë të gjithë politikanët e Kosovës pa përjashtim pozitë-opozitë, BE edhe agjencitë e kompanitë turistike. Humbës është vetëm njëri: populli i mjerë është humbës, sepse shitën: automobilë, traktorë e shtëpi për t`i siguruar eurot, për rrugën pa krye, që bënë drejt Europës e, që së shpejti do të kthehen më të varfër se që ishin! Propaganda ishte aq e fuqishme, saqë edhe mua ma mbushën mendje se gjermanët po ua japin azil kosovarëve, derisa u informova nga burime të sakta se gjermanët po i kthejnë azilkërkuesit, një orë e më parë në Kosovën martire. Shumë shqipfolës kanë harruar se në çfarë gjendje ishin në kohën e paraluftës së fundit! Kanë harruar se shumica nga ne kemi pasur kushte minimale për jetë pa kuzhina dhe janë larë me pacërkë dhe, tani shajnë ish-luftëtarët e UÇK-së.

Kur i takoj familjarët e të vrarëve, që u vranë në luftën e fundit nga forcat serbe, më të arsyeshëm janë dhe gjejnë kurajo të mbahen. Kurse, kur i takoj ata, të cilët ishin në marrëdhënie jo të këqija me okupatorin, i vajtojnë kolibet e qenve, të cilat ua dogji ushtria e policia serbe, sepse shkaku i luftës së UÇK-së, që përndryshe “nuk do t`ua digjte“, siç mendojnë ata. I vajtojnë liderët, të cilët u vranë në mënyrë misterioze e, që atë ditë e sot nuk e di kush se kush i vrau dhe si e përse i vrau! E shajnë Bacën Adem, simbolin e qëndresës. Shajnë UÇK-në e lavdishme, se gjoja ish-pjesëtarët e UÇK-së i bënë gjithë këto vrasje makabre e enigmatike! Kush i siguron ata se nuk i ka organizuar dhe vrarë Shërbimi Sekret Serb? Kush i siguron ata se nuk i ka vrarë ndonjë kriminel ordiner apo i thjeshtë, ata njerëz të ndjerë? Çka të bëjnë kosovarët? Motorri i një vendi është politika.

Politikanët tanë duhet reformuar. Urgjentisht do të formohet Këshilli Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me shtetin amë, Shqipërinë. Ata duhet të jenë: 1) të natyrshëm, 2) të besueshëm dhe 3) të pranueshëm. Të fillojnë të punojnë ndershëm, t`ia zënë frymën korrupsionit, krimit të organizuar dhe familjarizimit e klaneve. T`ia fillojnë me Akademinë e Shkencave të Kosovës, që ta reformojnë, ta ndërrojnë ligjin për pranimin akademikëve të rinj, jo në baza partiake e shoqërore, por të formohet Komisioni Kombëtar, për pranimin e akademikëve të rinj në baza shkencore e humanitare. Të jenë, pra, plotësisht të lirë e të pavarur akademikët nga ideologjia fetare e politike. Të jenë udhëheqësit e fakulteteve e të degëve, të pavarur e kompetentë dhe jo të udhëhiqen degët e fakulteteve nga çiçikovët! Sikur nuk e di pushteti! E dinë fort mirë, por e kanë mbyllur njërin sy e, nga një herë që te dytë! Kur ne jashtë vendi e dimë se udhëhiqen disa degë që ka shumë profesorë fakultetesh me diploma të blera nëpër kiosqet e Europës, Shqipërisë e Kosovës, si të mos e dinë ata të cilët janë kompetentë për këtë punë! Me vetëdije të plotë e them se ka profesorë universiteti që nuk dinë ta përpunojë një deklaratë e, le që një profesor i tillë së paku duhet t`i ketë shkruar, disa libra, përveç atyre disertacioneve, të cilat i kanë kopjuar dhe blerë me euro.

Të pastrohen spitalet nga mjekët hajna, të cilët vjedhin mjete dhe medikamentet e, që i prishin pajisjet dhe i orientojnë pacientët të shkojnë në ordinanca private! T`i largojnë doganierët, të cilët shkojnë si qentë mbas tregtarëve për t`i plaçkitur e, në të njejtën kohë e vjedhin edhe arkën e shtetit dhe pasurohen Brenda nate. Të largohen nga puna gjyqtarët, prokurorët e avokatët e t`ua merren licencat për korrupsion e ryshfet. Të largohen nga puna policët e shefat e tyre, të cilët bashkëpunojnë ngushtë me hajna e kriminelë ordinerë. Por jo vetëm kaq. Le t`iu merret e gjithë pasuria, të cilën e kanë fituar në mënyrë të paligjshme gjatë kohës së punës kur e kanë keqpërdorur punën e tyre.

Le të përjashtohen nga puna arsimtarët e profesorët, të cilët hanë pula të pjekura e pinë birra nga nxënësit e tyre, në mënyrë që t`ua rregullojnë atyre suksesin. Le të përjashtohen nga puna dhe le të burgosen arsimtarët e profesorët, të cilët i keqpërdorin nxënëset e tyre dhe i shfrytëzojnë moralisht, ato! Ata arsimtarë e profesorë që i mashtrojnë e i detyrojnë nxënëset e tyre, ata edhe bijat, mbesat e motrat e tyre i keqpërdorin! Kishte thënë nëna e një arsimtari: “ Unë as motrën e vet nuk ia besoj djalit tim”. Le t`i përzënë e t`i dënojnë pacientët, të cilët shkojnë në spitale dhe i vjedhin çarçafët e batanijet nëpër spitale.

Le t`i përjashtojnë punëtorët, të cilët i bëjnë bisht punës dhe vjedhin në vendet e tyre të punës. Le t`i përjashtojnë nga tenderët ndërmarrjet, të cilat i kryejnë sipërfaqësisht punët e tyre dhe jo ndershëm. Shteti ynë, ende i paformuar dhe i pandërtuar, kështu bëhet i natyrshëm, i besueshëm dhe i pranueshëm. Pastaj, ta shohim se sa dhe si do te vijnë investitorët shqiptarë dhe të huaj për të investuar në vendin tonë.

Ta shohim se sa punë do të hapet dhe sa shqiptarë do të shkojnë jashtë vendit për të punuar. Besoj se do t`iu kthehet dinjiteti kosovarëve në veçanti e, shqiptarëve në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Xhevat Bislimi

FJALIMI I DEPUTETIT, XHEVAT BISLIMI, NË KUVENDIN E KOSOVËS MË 17 SHTATOR 2007

Të gjithë jemi dëshmitarë se si filluan dhe vazhduan bisedimet dhe se si u krijua ...