Krasniqi: Prokuroria e Dhomave të Specializuara, shpirtin e bazamentin e Kosovës, UÇK-në, po e quan ndërmarrje kriminale?!

Krasniqi: Prokuroria e Dhomave të Specializuara, bazamentin e Kosovës, UÇK-në, po e quan ndërmarrje kriminale?!

Ish-zëdhënësi i UÇK-së dhe ish-kryekuvendari Jakup Krasniqi ka reaguar pas zhvillimeve të një ditë më parë në Kosovë ku janë arrestuar krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Ai ka thënë së drejtuesit institucional të shtetit i ka cilësuar si të pa denjë dhe kokë futur nën shalë.

“Shqiptarët ne pushtet duhet ta njohin filozofinë popullore. Sipas filozofisë popullore: “Mashkulli i keq, të ligën nga mali e bie në shtëpi, ndërsa i miri të ligën nga shtëpia e bartë në male”. Por, nëse mashkujtë e këqij, i kemi zot shtëpie? Çka ndodhë??? Ndodhë ajo që e pamë në media. Madje, që nuk kemi as zot shtëpie, e konfirmuan zhvillimet. Prokuroria e Dhomave të Specializuara, shpirtin e bazamentin e Republikës së Kosovës, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila është Liria e Pavarësia jonë, po e quan ndërmarrje kriminale?! Kjo është çmenduri! Këtu, natyrshëm shtrohet pyetja: A është Prokuroria e Dhomave të Specializuara e krijuar nga shteti i Kosovës apo i Serbisë se Vuçiqit? Ata, prokurorët, jo vetëm që nuk e njohin shtetin, por, kanë dalë krejt jashtë mandatit te tyre kushtetues e ligjor. Çka është tepër, tepër është. Ndërsa, krerët e institucioneve të Kosovës, kokat i kanë futur nën shalë?! Nga ku, nuk shohin e as dëgjojnë gjë?! Po ta njihnim filozofinë popullore, axhamitë kurrë nuk do të visheshin me pushtet. Kjo është dëshmia më e mirë, se ne si popull duhet të ndalemi se fryri balona”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të Kroacisë për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Kryetari i Kroacisë,  Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të vendit të tij  për …