leoni

Isuf Bytyçi: Parapërgatitje për zgjedhjet LAPSH – në Bavari

Isuf Bytyçi: Parapërgatitje për zgjedhjet e LAPSH –it, në Bavari

Më 30.01.2022,  në restorantin „Lajçi’s“, në Olching të Bavarisë, kryesia e LAPSH – it, Bavari, mbajti takim. Qëllimi i takimit ishte parapërgatitje për zgjedhjet e radhës.

 Përveç  kryesisë së LAPSH-it, aty ishin numri më i madh i mësueseve të mësimit plotësues në gjuhën shqipe  në Bavari, ishte konzulli i përgjithshëm i Kosovës z. Afrim Nura, kurse konzulli i shtetit të Shqipërisë z. Dr. Dashnor Ibraj, nuk pati mundësi të jetë fizikisht në takim, por se u lidh me ZOM.

Takimin e hapi kryetari i LAPSH-it, z. Milazim Ukaj, që pranë tij ishin koordinatori i  dhe themeluesi i LAPSH-it, z.  Mustafë Krasniqi, arkatari i LAPSH-it e përfaqësues i Fondacionit BESA, z. Rexhep Nikçi, kurse Sekretari i LAPSH-it, aktiv e i palodhur z. Avdi Kolukaj, sa ishte i ulur, poaq edhe në këmbë, në shërbim të LAPSH-it.

Pas z. Ukaj, fjalën e mori konzulli i përgjithshëm i Kosovës z. Afrim Nura dhe, zgjati rreth njëzet minuta. Fjala e tij përshëndetëse ishte në favor të LAPSH-it dhe punës vullnetare të mësueseve tona dhe aktivistëve. Po ashtu, konsulli foli, për qëllimin, punën dhe arsyet se pse duhet ta mbështesim LAPSH-in.

Pas fjalës së konsullit z. Nura, e mori fjalën konsulli i Shqipërisë z. Dr. Dashnor Ibraj, nëpërmjet ZOM-it, prej rreth 10 minutash. Po ashtu, edhe z. Ibraj, përshëndeti grupin e punës, mysafirët e sidomos mësueset, të cilat bëjnë punë humanitare! Aty pati këshilla, sugjerime dhe u deklarua se me gjithë forcën që ka, do ta japë kontributin e tij në favor të LAPSH-it dhe misionit, në shërbim të ruajtjes së gjuhës e të kulturës shqiptare, në Bavari dhe kudo në Diasporë, sikurqë edhe konzulli Nura, që tha.

Aty u tha se LAPSH-i është një shoqatë, e themeluar dhe e përbërë nga intelektualë;  arsimtarë e profesorë të gjuhës shqipe, ekonomistë e intelektualë tjerë! Aty u tha nga z. Dashnor Ibraj – konzulli Shqipërisë, se  LAPSH-i, s’ka mbikëqyrje dhe se i duhet një mbikëqyrje nga dy konsullatat shqiptare, pa dallim! Edhe ne pjesëmarrësit u pajtuam, që në të vërtetë i duhet LAPSH-it një përkujdesje dhe mbikëqyrje nga të dy konsullatat: e Shqipërisë dhe e Kosovës! Dy konsullatat, në mënyrë të barabartë, do ta shohin se si punon LAPSH-i, ndershëm dhe në mënyrë profesionale dhe, nëse nuk zbatohen këto rregulla, ato të bashkuara të intervenojnë, t‘i pengojnë me këmbëngulje parregullsitë dhe të ndikojnë në punën e ndershme e profesionale, në përputhje me rregullat e statutet e të dyja shteteve; të Shqipërisë dhe të Kosovës. Kështuqë do të jemi më mirë të organizuar dhe më të fortë, edhepse vështirësitë do të jenë prezentë. Gjuha shqipe dhe kombi shqiptar janë një, kurse dy konsullatat tona, janë dy krahët e shqipes.

Konsullatat u zotuan se do ta përkrahin LAPSH-in dhe, se ato janë dy duar për një kokë, pa dallim, sepse gjuha shqipe, e cila mësohet nga fëmijët tanë mërgimtarë, s’ka dallime partiake, religjioze, krahinore e as shtetërore! Ne jemi aty të gjithë shqiptarë, pa dallim dhe mbështetja do të jetë nga të dyja shtetet shqiptare dhe dy konsullatat tona.

Pas tyre, mbajti fjalë rasti z. Rexhep Nikçi – përfaqësues i Fondacionit “BESA” dhe Isuf Bytyçi, si bashkëthemelues i LAPSH-it. Kurse mbledhja filloi punën e saj, me këtë rend të ditës:

 1)  Zgjedhjet e reja dhe

2) Anëtarësia në LAPSH-it.

Duke e respektuar punën e Sekretarit, z. Avdi Kolukaj, që së bashku me kryesinë e shoqatës kishin hartuar një rregullore, e cila ishte në përputhje me statutin e LAPSH-it. Gjatë tërë leximit  të rregullores, që bëri kryetari z. Milazim Ukaj, pikë për pikë, të gjitha këto u analizuan dhe u miratuan nga të pranishmit. Por, te  pika e  pestë e nenit të statutit të LAPSH-it, që pati një sqarim nga z. Agron Irahimi dhe, me këtë u pajtuan të gjithë.

Në fund të takimit u dhanë dhe u miratuan propozimet e anëtarëve të Këshillit Organizativ, se si duhet të  shkohet në zgjidhje, Ku të gjitha këto propozime u shqyrtuan dhe u miratuan.  Ato që ishin më të mira dhe në pajtim me statutin e rregulloren e  LAPSH-it, u vendos që të zbatohen. Zgjedhjet e LAPSH-it, mbahet në çdo dy vite dhe kjo na obligon si kryesi të përgatitemi si është më mirë, u tha dhe, tani pritet që të caktohet data e mbledhjes së Kuvendit Zgjedhor dhe të emërohet zgjedhja e re, me kryesi të re dhe kryetar, që krahas përpjekjeve, natyrisht se edhe sfida do të ketë. Por, të bashkuar do t’ia dalim, u tha në takim.

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: Iku në përjetësi penë arti Fadil L. Curri

Më 6 prill pushoi zemra e shkrimtarit, gazetarit dhe intelektualit të shquar, Fadil L. Curri …