leoni

Isuf Ismaili: Radio Kosova e Lirë, radio e nderit dhe lavdisë shqiptare

Isuf Ismaili: Nëpër shekuj nuk harrohen

Heronjtë tanë me vepra flasin,

Flakë lirie ndezur kanë,

Nëpër shekuj nuk harrohen,

Në damarë të Atdheut janë,

Shqipe mali në fluturim,

Nuk e ndalin aspak zërin,

Zëri tyre është kushtrim,

Për bashkimin ata thërrasin.

Shqipëri prush në shekuj,

Bijtë tu të dhanë jetë,

Mblidhi copat që t’i morën!

Se heronjtë nuk janë të qetë.

Zemra zemrës i këndon,

Veç për ty o nënë e shenjtë,

Shqipëri mëmëdhe i dashur,

Në çdo skaj e në çdo cep.

Në çdo metër gjak heronjsh,

Tokë e shqipeve Arbëri,

Bijtë tu që dëshmorë janë,

Shpirtin tënd, gjallë e mbajnë.

O Zahir malet buçasin!

O Edmond fllad lirie!

O Hakif trim me fletë!

Jeni një e kurrë nuk vdisni.

Nëna ngrohtë në gji ju mban,

Bijtë e saj ju përgjithmonë,

Anembanë shkëlqim, plot jetë,

Ngaherë rrofsh Shqipëri o nënë!

1.2.2025

Kontrolloni gjithashtu

Mr. Eroll Sejdiu: Të shkruajmë shqip

Prof. mr. Eroll Sejdiu: GJUHA STANDARDE SHQIPE – GJUHA PËRBASHKUESE E SHQIPTARËVE

Gjuha standarde shqipe është përbashkuese e shqiptarëve dhe një nga shtyllat më të rëndësishme të …