Daçiq

Ivica Daçiq: Serbia do të bëjë çmos që të mos formohet Ushtria e Kosovës

Beogradi zyrtar ka shprehur qasje negative lidhur me paralajmërimet për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se në kuptimin politik, Serbia  do të bëjë çmos që të mos vijë deri te kjo. Por, sikur e dini, ata tërheqin hapa të njëanshëm, ndërsa pasojat e kësaj politike janë qartë të dukshme- shkaktimi i destabilitetit në rajon”, ka thënë Daçiq për mediet në Serbi. Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, Projektligjin për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …