Ish truproja dhe njeriu më i afër i Sali Berishës në vitet 90, Izet Haxhia, në një intervistë për gazetën “ Dita” mes tjerash ka veçuar humbjen e Referendumit për Kushtetutën e vitit 1994. Ai thotë se nga frika edhe humbjes së zgjedhjeve të Majit 1996 u bë masakra zgjedhore e 26 Majit, duke vrarë përfundimisht institucionin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Kjo, duke na sjellë vitin e zi 1997. Duhet thënë se referendumi i humbur i kushtetutës në 1994 në mënyrë poshtëruese, nxori nga brenda Berishës atë përbindëshin që përçau shqiptarët, vrau shtetin, vrau zgjedhjet e lira. Jo vetëm kaq, por shënoi fillimin e vrasjeve politike dhe futjen e krimit në politikë, dhe më e keqja vrau shpresën se ne shqiptarët mund të bëjmë shtet demokratik e të së drejtës. Dhe gjendja e sotme e tregon më së miri se çfarë bëri ai përbindësh me emrin Berishë. Që na paska filluar të reflektojë dhe të kërkojë “falje” për ligjin e plehrave, duke thirrur për referendum. Dhe kush? Ky ‘ i pastri” që e ktheu vendin në llum.
Kontrolloni gjithashtu
DnV; Gjuhë arrogante më së shumti është përdorur gjatë aktiviteteve të VV-së, por përjashtim nuk kanë bërë, as partitë e tjera
Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se që nga fillimi …