Izet Ibrahimi

Izet Ibrahimi: “Falja e Hidrocentraleve” pjesë e tablosë së trishtuar politike

Siç e tha një mik i imi  saga  tragji-komike  e cila po zymton tablonë në Kosovë me përfshiu edhe mua. Dhe me të vërtet për atë, disa ditë më parë e për mua sot qenka kujdesur, Ministrja pa parti e Qeverisë Kurti.

 

Ajo me një eksperiencë të lartë OJQ-je, e paska gjetur si arsyetim, që si çështje të vendimit për shkarkim të Bordit të Drejtorëve të KEK-ut ta merr për bazë një çështje të shpifur paraprakisht, e cila u gatua në kuzhinat e mjeshtërve, tw cilat duke u përpjekur që ti mshefin mëkatet e mëkatarëve dhe të vërteten rreth privatizimit te KKDF, i kanë  banalizuar mjetet duke montuar akuza të shpifura.

 

Pra ministrja Hajdari, me paskan ngarkuar për një çështje, që ka të bëj më një kompani  në të cilën nuk kam punuar e as nuk kam qenë pjesë e ndonjë aktiviteti asnjëherë në jetën time. KKDF (ish Distribucioni dhe Rrjeti)  pjesë e të cilës ishin edhe HC, u themelua ne vitin 2009 në një proces ligjor të shthurjes nga KEK-ut, e ne të cilin proces për as një minutë nuk isha pjesëmarrës, jo vetëm në vendimmarrje, por as në ndonjë debat institucional.

KKDF- ish Distribucioni dhe Rrjeti janë themeluar si kompani publike me aksione 100% të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

 

Edhe më i pa informuari e din që  përgjegjës për privatizim në këto raste është Qeveria e Kosovës, e cila me tender ndërkombëtar ka pas zgjedhur IFC, (pra një Këshilltar Ndërkombëtar i Transaksionit), qe ka pas për detyrë me  përgatitë dosjen e tenderit dhe gjithë procedurat për privatizim .

 

Nga pozita e një qytetari dhe profesionisti, unë në vazhdimësi  kam kundërshtuar mënyrat e tilla të privatizimit. Keni mundur të njiheni më qëndrimet e mija që nga debatet TV me zotin Ryker e deri tek kundërshtimet e procesit të privatizimit të Rrjeti dhe Distribucionit. Dhe e kam pritur që do të ndëshkohem nga ata që ju kam prishur planet.

“Falja e Hidrocentraleve” është çështje e shpifur, e cila është përgatit nga bosët e krimit për të mbuluar shkeljet e rënda nëpër të cilat ka kaluar procesi i privatizimit të KKDF (Rrjeti dhe Distribucioni i KEK-ut).

 

Kjo ndërmarrje portalesh dhe tash institucionale është në shërbim të denigrimit të gjithë atyre personaliteteve që kishin qëndrim kundër kësaj forme privatizimit, si dhe ishin të pa thyeshëm edhe përkundër presionet politike.

 

Të dashur miq, shokë e bashkëveprimtar, po me vije keq, për shqetësimin dhe keqardhjen që mund të  ndjeni për mua nga kjo goditje dhe torturë që na dhuroj kjo sagë tragji-komike e kësaj tablo të trisht Kosove. Por të keni parasysh, se akuzat që kanë përfshirë emrin tim, nuk kanë as një bazë, por ato janë vetëm shpifjeve ndër më të ulët, të cilat i kam përjetuar edhe më parë në kohën e diferencimeve ideopolitike.

 

Pra, asnjë herë nuk kisha kompetencë e as nuk mbaj përgjegjësi për aferën e ashtuquajtur “Falje e Hidrocentraleve”. Ketë si lajm e kam dëgjuar për herë të parë nga “mbretëria e portaleve”, qe shpifin dhe akuzojnë për qëllime dhe interesa të birit e dreqit., por jam i befasuar se si “copy paste” e paska aktualizuar edhe ministrja Hajdari!!!

 

Në do të fitojmë sepse në kundërshti jemi bërë më të  fortë,  dhe kemi qëndruar.

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian hap shtabin në Dollnen, Ziadin Sela: Do të maksimalizojmë votën në nivel republikan

Fronti Europian hap shtabin në Dollnen, Ziadin Sela: Do të maksimalizojmë votën në nivel republikan

Pas Krushevës, Fronti Europian ka vazhduar aktivitetet parazgjedhore në komunën e Dollnenit ku para të …