J. Krasniqi: Dinjiteti i vendit, as i kombit s’ mund të mbrohet me gënjeshtrat e Hashim Thaçit

Thuhet, sa të jetojë njeriu mëson e dëgjon turli lloj gënjeshtre, madje edhe diçka si kjo: “Opozita si milicia serbe”?! Ta shohim se për çka opozita e bashkuar e Kosovës na qenka “si milicia serbe”, veçse Thaçi nuk e paska saktësuar, si cila milici serbe, e Vuçiqit apo ajo e Millosheviqit. Edhe pse me krerët e atyre “milicëve”, goxha shpesh kanë pirë kafe e luajtur futboll?! Po, ata apo ai që i thotë këto, edhe e ka të drejtën të sillen në Kuvend si xhandarmëria serbe në Preshevë e Bujanovc!


Këtu mund të shtrohet pyetja: Pse opozita na qenka si milicia serbe? Pse po i kundërshton marrëveshjet kompremituese që Thaçi e Mustafa i bënë me ndërmjetësimin e Brukselit me Daçiqin e Vuçiqin, njëri më 19 prill 2013 e tjetri më 25 gusht 2015? “Marrëveshje që dihet se e kanë një fillim, por nuk dihet se cili është fundi i atyre zotime te individëve, Thaçi – Mustafa, të cilat zotime po i shesin si marrëveshje ndërkombëtare?! “Marrëveshje” këto që po e federalizojnë Kosovën dhe në cilin federalizëm, komuniteti serb ka dy nivele të përfaqësimit. Një në Republikën e Kosovës e një tjetër në Republikën e Vogël serbe?! Ketë nivel të përfaqësimit nuk e ka as shumica shqiptare, që përbëjnë mbi 90% të popullsisë në Kosovë dhe janë të përfaqësuar vetën në Republikën e Kosovës.


 


Opozita na qenka “si milicia serbe”, pse po kërkon, ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës? Pse po kërkon ruajtjen e sovranitetit të shtetit? Pse ishte kundër marrjes së sovranitetit të gjyqësorit? Pse po i thotë koalicionit qeverisës, mos prano sovranitet të dyfishtë mbi Republikën e Kosovës? Pse po i thotë, koalicionit Thaçi – Mustafa mos i kapni institucionet e shtetit? Le të pavarësohet gjyqësori? Lë të luftohet krimi e korrupsioni? Mos ndërhyni në ekonomin e shtetit. Mos rrënoni arsimin e shëndetësinë e gjera tjera të dëmshme për vendin?


Nëse këto kërkesa e veprime e bëjnë opozitën “si milicia serbe”, opozita e bashkuar duhet t’i shtoj veprimet e veta, për të ndryshuar në thelb mënyrën e qeverisjes dhe mbrojtur sovranitetin e vendit, pasi vetëm kështu i kthehet dinjiteti këtij vendi e këtij populli. Dinjiteti, as i vendit, as i kombit dhe as i individit, nuk mund të mbrohet me gënjeshtrat e shpërfaqura nga Thaçi në intervistën e dhënë në “Gazetën Shekulli” për mashtrimin e lexuesve shqiptarë në Shqipëri se: “Lëvizja “Vetëvendosje” asokohe i ka dërguar marrëveshjet në Gjykatë Kushtetuese, e cila ka nxjerrë verdiktin se marrëveshjet, përfshi këtu edhe zotimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës”. Ky farë vendimi asnjëherë nuk është nxjerrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe ketë do të duhej ta dinte edhe gazeta në fjalë. Është e vërtetë se VV e ka dërguar lenden në Gjykatën Kushtetuese, por, përgjigja e saj ka qenë se: “Me shumicë të votave e refuzon kërkesën e parashtruesve…” Sigurisht që as Gazeta nuk do të duhej lejuar që të shndërrohej në Tribunë të mashtrimeve të mëdha për lexuesin e vet!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …