Bashkimi Evropian

BE-ja në muajt e ardhshëm nuk do t’i heq vizat për Kosovën, Ukrainën e Gjeorgjinë

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, ka thënë për BBC se Bashkimi Europian nuk do t’i heq vizat për Kosovën, Ukrainën e Gjeorgjinë në muajt e ardhshëm. BE aktualisht është në kërkim të aktivizimit të një mekanizimi i cili do të mundësonte suspendimin e shpejtë të heqjes së vizave për vende të caktuara nëse keqpërdorimin vizat. Dhe vetëm atëherë kur ky mekanizëm të aprovohet, Brukseli do të vazhdojë diskutimet për liberalizim vizash për këto vende. Nuk mund të marrim në konsideratë heqjen e vizave për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Kosovën në javët apo muajt e ardhshëm. Kjo deklaratë u tha  gjatë samitit të Këshillit të Europës, ku Ministrat Europianë diskutuan liberalizimin e vizave për Turqinë. Sipas BBC-së, komenti i Cazeneuvet është përkrahur nga zyrtarët e pranishëm.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës parashikon rritje ekonomike 10 përqind, por këtë ekonomistët shprehen skeptik

Rriten investimet kosovare në Shqipëri, sinjal alarmi për klimën e biznesit në Kosovë

Sipas të dhënave të fundit të Banka e Shqipërisë, investimet nga Kosova drejt Shqipëria kanë …