Krasniqi: Prokuroria e Dhomave të Specializuara, shpirtin e bazamentin e Kosovës, UÇK-në, po e quan ndërmarrje kriminale?!

Jakup Krasniqi: Askund peshku i vogël nuk e ha të madhin

Në Kosovë vite me radhë e kemi dëgjuar gabimisht një shprehje figurative: “Kapjen e peshqve të mëdhenj”! Fjala ishte dhe është për kryesit e krimeve të mëdha ekonomike e politike, të cilët duhej të dënoheshin nga Sistemi i Drejtësisë! I cili sistem pas luftës çlirimtare as edhe një herë nuk është marrë me krimet e luftës të kryera ndaj shqiptarëve, me sabotuesit e luftës, me bashkëpunëtorët e armikut, të armikut që ushtroj gjenocid mbi shqiptarët, për t’i zhdukur këta të fundit tërësisht ose pjesërisht. Sistem që për të gjitha Sistemet e Krimit tjë kryera një Kosovë që nga viti 2000, ka qenë dhe vazhdon të jetë i fjetur. Ky sistem (Sistemi i Drejtësisë) duhet që të ndryshoj që nga themelet e tija. Shih për ketë, pak kush ka pak shpresa! Po t’i kthehemi temës që e filluam.

Është interesante, të njëjtën gjë, të njëjtin gabim, kanë filluar ta përsërisin kohëve të fundit pas Shqipëri edhe në Europë. E kuptueshme, krejt gabimisht! Përse? Sepse edhe atje (një Europë e Shqipëri), sikur po bëhen se po i ndjekin peshqit e mëdhenj! E keqja është se “veprimi” sikur (na rrjepën këto sikur!) po bëjnë diçka i ka përfshirë edhe ata, të fuqishmit, jashtë kufijve të vendeve tona! Se të fuqishmit në vendin tonë janë të pakapshëm! Ata që shohin, lexojnë e dëgjojnë muhalifet e njerëzve të veshur me pushtet, të njerëzve që rrezikojnë frytet e të arriturave me flijime të mëdha të kombit, që shkelin ligjet e Kushtetutën e vendit dhe janë të pakapshëm nga grepi i drejtësisë. Drejtësi të cilën veç në letër nuk e has dot askund. Ashtu siç nuk haset askund, kapja e peshkut të madh nga peshku i vogël!

Edhe në Shqipëri si edhe në Kosovë, sikur e kanë harruar urtinë popullore: “Peshku i madh e ha të voglin” dhe jo e kundërta. Në të dy vendet po kërkojnë nga sistemi i “drejtësisë”, që janë krejt jofunksionale, që peshqit e vegjël t’i kapnin peshqit e mëdhenj?! Madje, këta peshqit tanë kanë zënë të peshkojnë peshq goxha të mëdhenj edhe një Europë?! Bile edhe të na thurin ditirambe për peshqit tanë?!

A thua se të gjithë nuk e dimë se peshqit e vegjël janë viktima të përditshme të peshqve të mëdhenj. Mbase edhe mund të ketë ndonjë përjashtim, si me ata peshqit e vegjël të Amazonit- piranat!

Ne, shqiptarët në të dy vendet tona, do të ishim fatbardhë sikur “peshqit e mëdhenj” të politikës t’i vetë dorëzoheshin peshqve të vegjël! Po kjo vështirë se ndodh. Madje do të bënte precedentin. Njëfarë paradoksi nonsens! Meqenëse, së paku deri më tani nuk është dëgjuar se kjo ka ndodhur diku në botën tonë “jallane”! Mbase në kohën e “leninizmit e djathtë” edhe mund të ndryshojnë gjërat?!

Me këtë demokraci foshnjore (që dikush po e quan: “Leninizëm i djathtë”?!) është vështirë të ndodhë që peshku i vogël ta përlajë të madhin. Eh,sikur… sikur ta kishim tipin më të lartë të demokracisë! Kjo po! Po ku të gjejmë demokraci të përsosur se? Madje, ajo nuk është e tillë as në atdheun e saj! Ndoshta do të ndodhte diçka e tillë! Por, në rastet tona, kjo është e pamundshme të ndodhë.

Një gjë që dihet dhe mund të jetë e sigurt është se vetëm krokodili i ha që të dy peshqit përnjëherë. Kjo që shihet në këtë fotografi mund të ndodh tepër rrallë. Ujërat tona të ëmbla nuk i ushqejnë dot krokodilët, ndoshta edhe për shkak ndotjes se ujërave e të ambientit!

Gjithsesi, vendi ka nevojë urgjente për një “krokodil” vendor e tokësor për të konsoliduar shtetin e së drejtës. Përndryshe, drejtuesit dhjetëvjeçar të institucioneve të shtetit të pavarur që e kanë krijuar këtë situatë, nuk mund të sjellin ndryshimin që i duhet kombit e shtetit tonë, apo më saktë, kombit e shteteve tona! Përkundrazi, mund të ketë vetëm përkeqësim! Udhëheqësit marrin vendime të duhura e të drejta dhe nuk fotografohen para kamerave e fotoreporterëve!

Fatkeqësia është se përgjegjësitë e kësaj gjendjeje nuk gjinden vetëm në një parti politike e as vetëm në koalicionin qeverisës! Ata gjinden në secilën parti politike. Nuk dihet nëse u përkasin të dy krahëve të leninizmit “të djathtit e të majtit”, por pa gjasa për t’i përngjarë leninizmit që e dominoi gati një shekull! Fjala është për shekullin e shkuar. Të shkuarat qofshin të harruara!

Krokodili po, i ha të dy peshqit përnjëherë!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …