Krasniqi

Jakup Krasniqi: Çka duhet të përmbajë Rezoluta e Kuvendit për lirimin e Ramush Haradinajt?

Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për lirimin e Ramush Haradinajt duhet t’i përmend të gjitha dokumentet që Serbisë ia kanë hequr çdo juridiksion  mbi Kosovën.

Ato dokumente janë:

Rezoluta 12.44 e Këshillit të Sigurimit për Kosovën,

Kornizën Kushtetuese të Kosovës,

Deklaratën e Grupit të Kontaktit që i hapë rrugë Bisedimeve të Vjenës,

Letrën e Presidentit Ahtisari për Presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së,

Dokumenti Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit Përfundimtar të Kosovës,

Kushtetutën be Kosovës të 15 prillit 2008 dhe

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili konfirmon se Pavarësia e Kosovën është në përputhje me të drejtën Ndërkombëtare.

Të gjitha këto dokumente me një lexim të vëmendshëm, Serbisë ia kanë hequr çdo juridiksion mbi Kosovën dhe qytetarët e sajë.

Këto dokumente, shumica prej tyre ndërkombëtare, shkojnë në favor të lirimit të z. Ramush Haradinajt. Prandaj e gjithë mbrojtja e z. Haradinaj duhet të mbështetet në këto dokumente dhe të kërkohet lirimi i tij nga pretendimet e një shteti të huaj, i cili ka qenë i dënuar edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar, për shkak të krizës humanitare që ka shkaktuar në Kosovë dhe në vendet be tjera të ish Jugosllavisë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca e katër ndaj 11 veteranëve të UÇK-së

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …