Jakup Krasniqi: Duhet dinjitet në përfaqësimin e Shtetit në takimet me zyrtarët serbë

         Kryeministrat e Kosovës që kanë biseduar që pesë vite në Bruksel me Daçiqin e më pas me Vuçiqin, është mirë që t’i tregojnë qytetarëve të Kosovës: A kanë biseduar në Bruksel me Serbinë për UJMANIN  dhe pasuritë e tjera të Kosovës. Sigurisht që ai as për Trepçën nuk mendon ndryshe.

 

        Nëse kanë folur, apo ua kanë bërë të ditur, Vuçiqit, Daçiqit e bashkëpunëtorëve të tyre se deri ku shtrihen kufijtë e Kosovës? Nëse ua kanë treguar në ato bisedime se deri ku janë kufijtë e Kosovës, dhe nëse i kanë normalizuar marrëdhëniet me Serbinë?! Atëherë si shpjegohet fakti që Gjuriqi, një zyrtar i lartë i Serbisë të deklaroi, edhe pas “normalizimit” të marrëdhënieve me Serbinë, tha: Absolutisht. Gazivoda është e jona thotë Gjuriqi  dhe e jona do të mbetet” , transmeton portali serb “Kurir”.

 

       Ndërsa kohë më parë shefi i tij, Vuçiqi, pas refuzimit që Kosova të anëtarësohej në UNESCO dhe të deklarimit të zyrtarëve të Kosovës, se kishte marrëveshje që Serbia mos ta pengonte Kosovën në anëtarësimet në organizmat ndërkombëtar, ai do të thotë me mburrje: “Kjo edhe ka qenë njëra nga arsyet pse nuk kam dashur të pranohej propozimi i parë i Marrëveshjes së Brukselit në të cilin shkruante se ne duhej ta përkrahnim hyrjen e Kosovës në OKB. Të gjithë ministrat tjerë, pos Vulinit dhe meje, kanë qenë që të pranohej kjo pikë, edhe Daçiq e të tjerë kanë qenë atëherë për. Unë kam thënë se kjo nuk vjen në konsiderim. Edhe kur u shtuan  presionet, unë kam thënë se Beogradi nuk do ta pranojë këtë”.

      Se qeveritarët serbë, nuk janë të gatshëm t’i normalizojnë marrëdhëniet me Republikën e Kosovës, është edhe fakti, se Kryetari i Serbisë as ka treguar ndonjë interesim për tu përshëndetur me Kryetaren e Kosovës, zonjën Jahjaga në takimin e Samitit të Bërdos në Kroaci. Ndërsa në fakt refuzimi me qeveritarët serbë, do të duhej të vinte nga qeveritaret tanë. Nga kjo duhet të mësojnë kryetaret tanë dhe të tregojnë më shumë dinjitet në ato takime!

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …