Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: “Komandantët”, apo përpjekja për t’i zhvendosur problemet reale të shoqërisë

Ka kohë, mbase edhe vite që në shoqërinë shqiptare nuk është organizuar një debat përmbajtjesor për problemet reale të shoqërisë sonë. Në ndonjë kohë edhe nëse është filluar në ndonjë medie debat përmbajtjesor është dalë ndonjë medie e “pavarur”, e cila më mjeshtri e ka zhvendosë debatin nga probleme  reale në ato jo reale. Nuk ka asnjë dyshim se “debati” për “komandantët”, është një debat që i zhvendos problemet reale të një kohe tjetër, por ky debat i degjeneruar, e ka zhvendosur debatin nga problemet e shumta të kohës sonë. S’kam asnjë dyshim, këto zhvendosje kanë mundësi t’i bëjnë vetëm pehlivan e akrobat të mëdhenj të skenës politike.

Shoqëria shqiptare i ka 1001 arsyeje që ta zhvillojë një debat përmbajtjesor për të dalë nga kjo agoni e pa shpresë apo më pak shpresë, por sa “debati” për “komandantët” i hapë rrugët nga duhet të eci kombi ynë? Nuk kam asnjë dyshim se debatin e filloi krejt gabim, deputeti Rexhep Selimi, i cili përdori një fakt të vjetër, që nuk duhej ta përdorte për 101 arsyeje, për të kundërshtuar zgjedhjen e kandidatit për President në Kuvendin e Kosovës. Pse po e them ketë: Në rend të parë, pse gjatë këtyre 17 viteve, kanë ndodhur kaq shumë ngjarje, janë bërë kaq shumë gabime, ka pas kaq shumë dështime në qeverisjen e vendit, në secilin segment të jetës institucionale, si në atë të zhvillimit ekonomik të vendit, në sundimin e rendit e të ligjit, në atë të punësimit, të arsimit e shëndetësisë e deri të zhvillimi i demokracisë, sa rrëfimi për të kundërshtuar kandidatin për President, me një ngjarje më të vjetër se 17 vjet, ishte e është më shumë sesa absurditet. Se dyti, kaq shumë gabime të mëdha politike janë bërë gjatë Bisedimeve politike (2012 – 2015)  në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, sa nuk është dashur në asnjë mënyrë atë ditë të përmendej Familja emblematike e Jasharëve. Por si duket deputeti Selimi nga emocionet, nuk ka pasur mundësi t’i përzgjedhë argumentet e duhura kundërshtuese në seancën e 26 shkurtit. Pra nuk kishte asnjë arsyeje që ky diskutim emocional të na bëhej debat kaq “interesant”, nga i cili “do të zbuloheshin sekretet e luftës”?!

Sado e pakuptimtë të ketë qenë fjala e deputetit, Rexhep Selimi, shumë herë më të pakuptimta kanë qenë reagimet e “komandantëve” ( që në fakt asnjëri nga ata nuk kanë qenë komandant, në kohën kur duhej të ishin), ndaj fjalës së përmendur? A mund të konsiderohen ato reagime spontane?

Vështirë!

Atëherë ç’patën?

Akoma më banale janë përpjekjet për të mbajtur gjallë ketë debat nga intelektualë, analistë, gazetarë e medie?!!! A thua vërtetë, më problematike paskan qenë, disa veprime të luftës, të para luftës apo veprimet e pas luftës e sidomos këto të pa pavarësisë? E pra në qeverisjen e vendit (në të dy nivelet), në Sistemin e Drejtësisë, në Sistemin e Sigurisë, të Arsimit e të Shëndetësisë, nuk ka pas shumë komandantë (pa thonjëza)  të luftës, ka pas e ka më shumë “komandantë” paqësor e trashëgimtarë të ish pushtetarëve.

Nuk kam për qëllim ta mbroj asnjë njeri për të bërat apo të pa bërat e tij, të luftës apo të pas luftës, të atyre që patën ideal apo s’patën ideal, por problemet e shoqërisë sonë, që janë probleme të mëdha pa asnjë dyshim. Por, këto probleme (të viteve 2008 – 2016), jo vetëm që nuk mund të zgjidhen me ketë debat të shpifur, por zor që të zgjidhen as nga një veprim i përmasave të gjera i Gjykatës Speciale, pasi problemet tona janë shumë më të thella sesa ky që po shpërfaqet me “komandantët” e pas luftës! Për mua shumë më problematike është mënyra sesi arsyetohet bërja e koalicionit të tashëm e mënyra e zgjedhjes së Presidentit, sesa debati për “komandantët” e yshtur dhe mbajtja gjallë e këtij debati. Shtrirja e problemeve që duhet t’i shërojmë në shoqërinë tonë janë shumë më të gjera sesa jemi duke menduar?! A kaq të varfër jemi, sa të debatojmë vetëm për historinë e jo ardhmërinë?!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …