Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Kosova dhe përvojat e saj të hidhura me gjykatat ndërkombëtare

Të gjithëve na kujtohet periudha tetëvjeçare e UNMIK-ut. Gjykatat e tij u patën marrë goxha shumë me “krimet e luftës”! A i kujtohet ndokujt ndonjë gjykim serioz? Jo, unë nuk mbaj mend. Të gjithë e dimë se në atë periudhë ka pasur shumë krime ekonomike e korrupsion, sidomos në procesin e privatizimit. A mban në mend kush ndonjë gjykim serioz? A të gjitha veprimet kryheshin para hundëve të tyre?! Madje shumë vrasje politike janë kryer gjatë sundimit të UNMIK-ut, a ndodhi ndonjë ndriçim i atyre vrasjeve. Unë nuk mbaj mend ndonjë ndriçim që duhet kujtuar?!

Tetë vjet a pak më shumë pas UNMIK-ut vjen EULEX-i, të gjithë besuam se tani kjo trupë Evropiane do të vendoste një standard evropian në Drejtësinë e Kosovës, por edhe ky, veç ndonjë spektakli televiziv nuk solli ndonjë rezultat! Asnjë vepër kriminale a korruptive serioze nuk është ndriçuar. Pat shumë zhurmë për kriminalizimin në procesin e privatizimit, por “mali polli një mi”. Lëndë për qejfi i patën krimet e luftës, por as këtu nuk patën ndonjë shkëlqim. Institucioni përkatës i BE-së bëri një raport konfidencial, i cili më pas u mbyll në sirtarë?! Një herë u ngrit pak zhurmë, por më pas u heshtë?! Pse ndodhi kjo, vetëm Zoti e din?!

 Tani kur “krimet e luftës” do të duhej të ishin përfunduar, po fillon Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë, kush mund të konfirmoj se këtu do ndahet drejtësia e vonuar?! A është drejtësia e vonuar e mohuar apo që të dyja bashkë?!

 Thuhet se krimi nuk vjetrohet, mirë po a do të vjetrohen krimet ekonomike të kryera në procesin e privatizimit para e pas UNMIK-ut? Kur do të fillojnë hetimet për ketë krim që po rendon shumë mbi të tashmen e besa do të rëndojë edhe mbi të ardhmen e gjeneratave tona ndër breza?! A do të merret GJ.S me ketë lloj të krimit dhe kur e kush do të merret seriozisht me te? Apo ajo, GJ.S do jetë politike dhe vetëm në ndjekje të krimeve të pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së? Të gjithë e dimë që edhe Tribunali i Hagës për krimet e luftës në territorin e ish Jugosllavisë, ishte një “gjueti Shtrigash mbi pjesëtarët e UÇK-së?! A do të vazhdojë e si kjo gjueti, duhet ta shohim!

Kosovës, qytetarëve të saj ju duhet një Sistem i Drejtësisë i pa politizuar, profesional dhe i guximshëm, që prokurorë e gjyqtarë ligjin e kanë shef e Zot. Ky sistem që e kemi, i ndërtuar edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve, nuk është në “tokë të bukës”. Në “tokë të bukës” nuk janë as prokurorët e gjyqtarët. Nëse diçka duhet nisur nga fillimi, ky duhet të jetë: Sistemi i Drejtësisë, e veçmas Prokuroria e Shtetit dhe Gjyqësori! Ndonëse, as Avokatia e Hetuesia nuk janë shquar në ketë rrafsh.

Si po duket krejt çështja është a kemi vullnet politik për të ndërtuar shtetin e se drejtës?! Deri më tani nuk e kemi treguar vullnetin e duhur. Jemi në pritje për të parë diçka të tillë! Vendi e sidomos qytetarët donë që ta shohin e ta prekin ndryshimin. Qytetarët e veçmas rinia e vendit tonë janë në pritje të ndryshimit!

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha (1966): Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

Enver Hoxha (1908-1985) nderohet e respektohet në Kosovë, asnjë fjalë e keqe për Josip Broz Titon në Shqipëri, prej vitit 1991

Në Kosovë, ishte idealizuar dhe në masë idealizohet edhe sot Enver Hoxha. Në Kosovë janë …