Jakup Krasniqi: Kryeministri Isa Mustafa drejton kabinetin më të madh në rajon

Kryeministri, Isa Mustafa drejton kabinetin më të madh në rajon, i cili Kosovës i kushton miliona euro, deklaron ish Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi. Në një postim të tij ai ka  shkruar se edhe pse Kosova është vendi më i vogël në Evropë dhe në rajon, ajo lë shumë prapa qeveritë e këtyre vendeve sa i përket numri të anëtarëve në kanbinet. Gjermania, që është shteti më i madh në Evropë, me rreth 100 milionë banorë dhe është ndër shtetet më me ndikim jo vetëm në Evropë, por në tërë globin i ka vetëm 14 ministri, apo shtatë më pak se kjo e Isa Mustafës, e cila qeverisë një popullsi prej vetëm 1 milionë e 700 mijë banorësh. Qeveria e Isa Mustafës lë shumë prapa edhe Qeveritë e rajonit. Derisa qeveria e Kosovës ka 3 zëvendëskryeministra dhe 21 ministra, ajo e Malit të Zi i ka vetëm 16 ministri, ajo e Shqipërisë i ka 18 ministri e një zëvendëskryeministër dhe ajo e Maqedonisë i ka 19 ministri”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …