MIT KS
Fillimi / Analiza / Jakup Krasniqi: Në një masë pajtohem me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, z. Kosnett
Jakup Krasniqi: Në një masë pajtohem me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, z. Kosnett

Jakup Krasniqi: Në një masë pajtohem me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, z. Kosnett

Në një masë po pajtohem me deklaratën e Ambasadorit Kosnett, i cili paska thënë: “Ligji e kriminalizon  lirinë e shprehjes, frikëson qytetarët dhe është i kushtueshëm. Ligji largon nga përpjekjet praktike për ta kuptuar dhe mësuar historinë e Kosovës. Kur do t’i shohim partitë që të rifokusojnë energjitë e tyre në ekonomi dhe në COVID-19”, po shkruajnë mediet tona sot.

Natyrisht që pajtohem në çështjen kryesore, për Ligjin i cili duhet t’i mbrojë vlerat e Luftës Çlirimtare?! Pa dyshim pajtimin tim e shoh në një këndë paksa tjetër nga ai i Ambasadorit.

Cili është ai kënd?

Në një shoqëri (komb) i cili me shekuj ka jetuar në robëri, ka ndërruar pushtues të shumtë e të egër. Pushtues që e kanë ndjekur e përndjekur, që e kanë burgosur, që e kanë vrarë, që e kanë dhunuar, që ia kanë mohuar të gjitha të drejtat e liritë kombëtare, qytetare e njerëzore, kanë ushtuar krime te organizuara e të planifikuara të gjenocidit, nuk do të duhej fare të kishte nevojë që të bëhej fjalë për një ligj për t’i mbrojtur vlerën e Luftës Çlirimtare. Ajo do të duhej që të vetëkuptohej nga secili qytetar i Kosovës dhe pa përjashtim, shumicë a pakicë. Shikuar në këtë kënd, pse do të duhej të mbrohej me ligj një vlerë e cila do të duhej nënkuptuar nga secili qytetar i lirë i Republikës se Kosovës?! Për një komb, nuk ka vlerë më të madhe sesa Liria, Demokracia dhe Pavarësia. Ligj, për t’u mbrojtur kombi nga vetja e tij?! Vërtetë nuk ka kuptim.

Pa dyshim që kemi dallime edhe për lirinë e shprehjes, mbase edhe për vet Lirinë. Mendje të ndritura të botës se qytetëruar, kur kanë folur për lirinë, kanë thënë: “Liria është deri aty, ku nuk cenohet liria e tjetrit”. Edhe shprehja e lirë duhet të jetë deri aty, ku nuk cenohet liria dhe nderi i tjetrit. Pasi shpifja, sharja, denigrimi, gënjeshtra nuk janë shprehje të lira. Liri pakufi (lexo pa fre) nuk ka askund në Botë, nuk ka as në SHBA.

Kemi pajtueshmëri të plotë me Ambasadorin Kosnett edhe për sa i përket zhvillimit të përgjithshëm ekonomik e shoqëror, si edhe në luftën kundër COVID-19 e dukurive të tjera negative që vijnë edhe nga padija dhe paaftësia për të qeverisur si e sa duhet me vendin.

Kontrolloni gjithashtu

RUS

Adil Fetahu: Mercenarët rusë nëpër botë

Më 29 korrik të këtij viti, “Rojters-i” lajmëronte se forcat e sigurisë së Bjellorusisë kanë ...