Ministrja Haradinaj- Stublla bisedon me ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian

Ministrja Haradinaj- Stublla bisedon me ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla ka zhvilluar një telefonatë me ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian. Haradinaj-Stublla ka thënë se e ka falenderuar Ministrin Le Drian për mbështjetjen e çmuar të Francës në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës. “Përveç marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale, diskutuam edhe dialogun Kosovë-Serbi, si dhe çështjen e liberalizimit të vizave e cila ka rëndësi strategjike për ne dhe është në interes të vlerave evropiane në rajonin tonë”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës, miraton rezolutën për Hagën, LDK dhe Lista Serbe bojkotojnë votimin

Në Kuvendin e Kosovës, u miratua rezoluta për procesin në Hagë me 90 vota për, …