Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Prioritetet nuk caktohen njëanshëm

Nuk ka asnjë dyshim, shoqëria shqiptare në përgjithësi e kjo e Kosovës në veçanti, kanë nevoja të ngutshme që të zhvillojnë një debat serioz e të njerëzishëm sesi e nga duhet të ecim tutje. Ky debat pavarësisht i duhet politikës, atyre që po vrapojnë e premtojnë për të qeverisur me vendet tona, për të marrë vendime të mëdha për kombin. Por, para se të merren vendimet e mëdha, duhet të caktohen prioritetet pa të cilat nuk mund të shkohet në vendime të mëdha të nivelit nacional.

Për t’i caktuar prioritetet që u duhen qytetarëve të Kosovës, duhet të merren disa hapa:

Hapi i parë, domosdo duhet të jetë, hapja e një debati brenda përbrenda partive politike, që në ato debate, partitë politiket t’i caktonin vullnetet e tyre politike se për ç’farë prioritete do të kishin gatishmëri  për t’u marrë vesh.

Hapi i dytë, pajtueshmëri e plotë për të nisur një debat politikë mes partive politike parlamentare, nga i cili debat do të nxirreshin prioritetet politike të interesit nacional.

Hapi i tretë, listimi i prioriteteve që vërtetë janë, prioritete të ngutshme të interesit nacional. Këtu po flas për prioritetet nacionale që janë e varen kryekreje nga vullneti ynë politik.

Prioritetet e caktuar se fundi, nuk varen nga vullneti ynë politik.

Prioritetet që varen nga ne janë:

  1. Sundimi i rendit dhe i ligjit;
  2. Sistem të Drejtësisë të pa politizuar;
  3. Sistem financiar të organizuar e të shfrytëzuar mirë;
  4. Zhvillim ekonomik, favorizim i investitorëve potencial dhe punësim;
  5. Arsim cilësor e të reformuar;
  6. Shëndetësi publike të organizuar mirë.

Këto prioritete, sjellin prioritetet tjera me liberalizimin e vizave që kaq shumë po e kërkojnë qytetarët tanë.

Ketë vend nuk duhet e as nuk mund ta dojë kush më shumë se NE! Ndonëse, gjatë këtyre viteve nuk kemi treguar kurrfarë dashurie, veç pangopësisë!

Kontrolloni gjithashtu

Çka kanë thenë për serbët dhe Serbinë personalitete të njohura botërore

Dr. Skënder Demaliaj: REHABILITIMI I ÇETNIKËVE NË SERBINË E SOTME

Që në Luftërat Ballkanike në vitin 1912, në Mbretërinë Jugosllave e gjatë Luftës së Dytë …