Ish kryekuvendari dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, z Jakup Krasniqi, përmes një postimi ka shkruar se është duke u përhapur një lajm se LDK-ja qenka duke e shqyrtuar mundësinë e votimit të fshehtë për Ratifikimin e Ligjit për Demarkacionin. Gjeja e parë që të bie në mend ndërmend në raste të tilla është se këta njerëz po të dinë dhe të mendojnë mirë e mbarë sa dinë të mendojnë mbrapshtë, do t’i bënin mrekullitë e Botës”! Këta nuk e kanë fare dert, pse atdheu po i humb jo më pak se 8200 hektarë tokë, se po e bëjnë një tradhti kombëtare, por kërkojnë të gjejnë rrugë e mënyra sesi ta paketojnë faljen e tokës sonë dhe ketë përpiqen që ta bëjnë fshehtë. Pastaj kush mund të na garantojë se kjo është puna e parë e fshehtë e kësaj kaste politike te degraduar skajshmërisht?! Qytetarët e Kosovës e sidomos anëtarët e LDK-së duhet ta pyesin vetveten: A ia vlen që edhe më tej t’ju besohet këtyre politikanëve që sot po e sundojnë sot Kosovën?
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …