Jakup Krasniqi: Z. Kryeministër edhe sa koncesione duhet t’i bëni”

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se gjatë vizitës në Bruksel kanë marr shqetësimin e zyrtarëve të lartë të BE-së për gjendjen në Kosovë. Ai në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se arsyeja kryesore e vizitës në Bruksel ishte çështja e liberalizimit të vizave, ku kanë kërkuar që të liberalizohen vizat edhe për qytetarët e Kosovës, jo si dhuratë por si rezultat i përmbushjes së kriterëve”.


Nuk e kam asnjë dyshim se njerëzit në Bruksel janë të shqetësuar. Raporti i Progresit tregon se janë të shqetësuar për çdo gjë tjetër veç marrëveshjeve të Brukselit për “normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”?! Ndonëse ne në Kosovë nuk po e shohim asnjë shenjë të normalizimit, pos ndërhyrjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës dhe diktimit të saj që po ia bënë Qeverisë sonë. Kushdo që sheh pa syza po  e kupton ketë, veç atyre që nuk donë të shohin! Kam bindjen se njerëzit e Brukselit më të shqetësuar janë me krimin e korrupsionin, më ndërhyrjen e politikës në prokurori e gjyqësi, me kapjen e institucioneve të pavarura të shtetit. A u kanë thënë diçka për këto gjera apo u kanë përgëzuar?


 


Ju paskeni kërkuar atje liberalizimin e vizave?! Në çdo takim timin në Bruksel e në Prishtinë gjatë më shumë se shtatë viteve, me përfaqësues të ndryshëm te Brukselit kemi pas kërkuar liberalizimin e vizave! Gjithë herë është thënë: ky nivel i qeverisjes, i zhvillimit dhe i sundimit të ligjit, i pa punësisë, me ketë nivel të krimit e të korrupsionit, është vështirë të bëhet ajo që po e kërkoni. Nëse nuk besoni, lexojeni Raportet e Progresit të viteve të fundit.  Madje atëherë, Kosova nuk ka qenë e ballafaquar ne egzodin e madh, si ky i vitit të fundit, prej kur po qeverisë koalicioni i madh më numra, por tepër i vogël në përmbajtje, bëri që nga Kosova të ikin rreth 100.000 qytetarë, ndoshta edhe më shumë? A ishin edhe për këto gjera të shqetësuar ne Bruksel, Kryeministër? A u shqetësuan në Bruksel për koncesionet që i bëtë atje për “normalizimin” e marrëdhënieve me Vuciqin? Po koncesionin që e bëtë për 10.000 hektarët tokë me Malin e Zi? Çfarë koncesione të tjera do të bënit? Për koncesionet që priten t’i bëni, a keni me çka?

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …