Jamie Shea

Jamie Shea: Sulmi me raketa në Poloni, i qëllimshëm ose jo, duhet të merret seriozisht nga NATO-ja

Ish-zëdhënësi  i NATO-s,  gjatë luftës në Kosovës në vitin 1999, Jamie Shea, ka thënë se sulmi me raketa në Poloni, i qëllimshëm ose jo, ka nxjerrë në pah nevojën që edhe vendet e NATO-s, sidomos ato në Evropën Lindore, të përforcojnë mbrojtjen ajrore. Të martën ka pasur raporte se dy raketa të prodhimit rus kanë rënë në Poloni, duke shkaktuar vdekjen e dy personave. Rusia, e cila ka nisur pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit, ka mohuar çdo përgjegjësi. Sipas disa raporteve, raketat që kanë rënë në Poloni, mund të jenë hedhur edhe nga Ukraina, gjatë përpjekjeve të saj për t’u mbrojtur nga sulmet ruse. Polonia dhe aleatë të NATO-s kanë nisur tashmë hetimet. Shea, duke folur për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se nuk pret që akti në territorin polak të çojë në zbatimin e Nenit 5 të NATO-s Ky nen thotë se sulmi ndaj një vendi anëtar, nënkupton sulm ndaj NATO-s dhe, rrjedhimisht, nxit reagimin e gjithë aleancës. “Asgjë nuk mund të përjashtohet, por nuk shoh ndonjë gjë që do të bëjë që Neni 5 të zbatohet në të ardhmen e afërt”, ka thënë Shea, ish-zëvendës i ndihmësit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …